BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Kultura

SPASH: Viti më i vështirë për artin dhe kulturën, jemi ende me premtimet e Ministrisë së Kulturës

SPASH: Viti më i vështirë për artin dhe kulturën, jemi

Në muajin e fundit të 2020 artistët shprehen se ka qenë vit shumë i vështirë për artin dhe kulturën në vend. Kjo për shkak dhe të situatës me pandeminë që po kalojmë, ndërsa dhe të tjera probleme me çështjet ligjore kanë mbetur deri tani pa u zgjidhur. Janë kërkesa që herë pas here artistët janë shprehur se Ministria e Kulturës është në dijeni, por sipas tyre deri tani janë ende me premtimet, që janë bërë për zgjidhjen e tyre. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë me në krye Reshat Ibrahimin herë pas here është shprehur për problemet dhe çështjet, që shqetësojnë artistët. Kur jemi në muajin e fundit të këtij viti presidenti i SPASH Reshat Ibrahimi thotë se ka qenë viti më i vështirë për artin në vend. Në një reagim të tij, Ibrahimi vijon se nuk pati ndihmë konkrete për artistët dhe gjërat mbetën si më parë pa pasur rezultate për disa nga problemet, që ata kanë kërkuar zgjidhjen. “Jemi në muajin e fundit të 2020, por është viti më i vështirë dhe më i zi për artin dhe kulturën në vendin tonë. Një vit me asnjë rezultat konkret në fushën e artit dhe kulturës dhe ky vit prej pandemisë mos u përsëritë më në Shqipëri edhe për këtë fushë, që po flasim”, shprehet Ibrahimi në një reagim të tij për çfarë ka ndodhur përgjatë këtij viti. Për presidentin e SPASH edhe ky vit po kalon pa ndihmë për artistët, duke u shprehur me kritika që në këtë situatë të vështirë me pandeminë nuk ndryshoi asgjë. “Artistët nuk janë ndihmuar, zero. Asnjë ndihmë, asnjë kontribut nuk është dhënë për këtë vit që tani jemi në dhjetor. Asgjë nëse flasim për një mbështetje si duhej në këtë situatë kaq të vështirë, që po kalojmë”, shton më tej në reagimin e tij presidenti i SPASH.

 Me shpresën e zgjidhjeve të problemeve

Puna me projektligjin për uljen e moshës së daljes në pension të artistëve do të përfundojë brenda këtij mandati, një premtim që është bërë nga zyrtarët e Ministrisë së Kulturës. Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë me në krye presidentin e saj Reshat Ibrahimi para disa kohësh zhvilloi dhe një takim për këtë çështje, ku në këtë takim u fol dhe për të tjera probleme që shqetësojnë artistët. Në muajin e fundit të këtij viti Reshat Ibrahimi thotë se janë në pritje të zgjidhjes, ndërsa ai do të zhvillojë këto ditë sërish një takim me artistët për propozimet e tyre. “Unë jam me premtimin nga MK, që para se të mbyllet ky mandat të kalojnë projektligjin në lidhje me uljen e moshës së pensionit për disa gjini arti. Unë javën që vjen do ti çoj materialin Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që do të zhvilloj dhe një takim me artistët e TKOBAP për këto probleme. Ne shpresojmë që të gjejë një zgjidhje, unë uroj që të miratohet ky projekt. Por besoj se propozimet tona do të kenë diskutime për projektligjin për uljen e moshës së pensionit të artistëve. Ne do të marrim sërish mendime. Por problemet janë zvarritur prej vitesh”, thotë Ibrahimi. Trajtimi i artistëve, vlerësimi dhe buxheti në jetën artistike janë disa nga problemet, që prej vitesh shqetësojnë komunitetin artistik në vendin tonë. Mjeshtri veteran i Cirkut Kombëtar, Pavli Sallata i cili fillimet në cirk i ka dekada më parë, pohon se politikat e Ministrisë së Kulturës për sa i përket artit asnjëherë nuk arritën vlerat, që duhej të ishte trajtuar artisti. “2020 një vit mjaft i vështirë për artistët, për institucionet e artit këtë kohë pandemie. Asgjë nuk ka lëvizur gjë, mbase ka ndonjë përmirësim vitin që vjen se po flitet shumë dhe për vaksinën. Ka qenë një vit që nuk pati asgjë, se di sa do munden trupat artistike mbase dhe duke xhiruar materialet dhe ti shfaqin online. Nga problematikat më të mëdha mbeten buxheti, trajtimi i artistëve, projektet dhe vlerësimi i mjeshtrave dhe specialistëve”, thotë ai. Artistët shprehen se dhe në këtë situatë të vështirë që po kalojmë prej pandemisë në vend, arti duhet të ketë vëmendje sepse është ushqim shpirtëror këtë kohë.