BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Specialistët e trashëgimisë, apel Kumbaros: Arkitektë shqiptarë për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar, jo tender pa pasur përmbajtjen

Specialistët e trashëgimisë, apel Kumbaros: Arkitektë

Ministria e Kulturës zhvilloi tryezën e konsultimit për restaurimin, rikonstruksionin dhe riformulimin e linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar. Por pas takimit që zhvillua me praninë e ministres Mirela Kumbaro disa prej specialistëve të fushës shprehen se nuk duhet të ketë nxitim për Muzeun Historik Kombëtar. Etnografja Afërdita Onuzi, arkeologu Neritan Ceka, restauratori Frederik Stamati pohojnë se nisma e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës kërkon që të ketë më shumë kohë për MHK. Studiuesi dhe arkeologu Neritan Ceka e sheh të nxituar Ministrinë e Kulturës nëse nuk merr parasysh kohën e duhur për programin dhe karakterin e muzeut, dhe sipas tij kjo është një punë që duhet menduar dhe realizuar vetëm nga specialistët shqiptarë. “Kërkohet në radhë të parë një përmbajtje. Ne nuk mund të shkojmë në një tenderim, siç ka menduar ministria në muajin mars pa pasur në fillim përmbajtjen. Së dyti, duhet të jetë karakteri i muzeut, që duhet të jetët dhe qendra kombëtare muzeale nga të varen të gjithë muzetë e Shqipërisë, të ketë një aktivitet të gjerë muzeal më të gjitha aksesorët, me laboratorët, arkivin, magazinat, kurset për përgatitjen e muzeologëve në të gjithë vendin, etj. I pohova ministres Kumbaro që kjo duhet bërë nga shqiptarët nga fillimi deri në fund. Duhet të heqim dorë nga ftesa, që i bëhet arkitektëve të huaj të na bëjnë muzetë tona. Përvojat e deritanishme kanë qenë të dështuara, kanë ardhur, kanë marrë paratë dhe kanë ikur”, pohon arkeologu Ceka, që ishte i pranishëm në tryezën e konsultimit me ministren Kumbaro. Arkeologu i njohur sjell në vëmendje se para disa vitesh puna me të huajt në MHK ka qenë një dështim. “Kujtoj që para disa vitesh qeveria spanjolle dha 1 milionë e gjysmë euro, të cilat në pjesën më të madhe avulluan, sepse ambasadori i atëhershëm spanjoll Montobio kishte teorinë që shqiptarët janë të paaftë të bëjnë muze. Ftoi arkitektë dhe inxhinierë të huaj që morën paratë, dhe bënë një raport 100 faqe, që nuk i lexon njeri dhe nuk thotë gjë”, thotë studiuesi Ceka. Më tej ai pohon se afati deri në muajin mars është kohë e paktë. “Puna që bëhet për programin e muzeut dhe karakterin e tij nuk mund të bëhet deri në muajin mars. Ministrja ka menduar që në muajin mars të shpallë tenderin me temat e referencës, që përgatisin nëpunësit e Ministrisë së Kulturës. Natyrisht që është një e drejtë proceduriale që i takon ministrisë ta bëjë, por përvoja ka treguar që kjo është rruga që ka të sigurt dështimin”, thotë arkeologu Neritan Ceka. Por edhe pse pranohet nga specialistët e fushave të ndryshme që MHK ka jo pak probleme, sipas studiuesit Neritan Ceka duhet një periudhë reflektimi dhe diskutimesh për të mbaruar programin se si do të jetë muzeu. “Mendimi im dhe i disa specialistëve të tjerë, ne rekomanduan që mos të nxitojmë. Duhet një periudhë reflektimi, diskutimesh për të mbaruar programin si do jetë MHK, cila do të jetë përmbajtja e tij dhe më pas i jepet arkitektëve, që për mua e theksoj është më mirë ti jepet atyre shqiptarë, të cilët gjithmonë janë në kontakt me grupin e punë që ka bërë programin. Përvoja shqiptare me arkitektët e huaj ne jemi mbushur me godina të shëmtuara, që nuk do ti kishte pranuar asnjë kryeqytet tjetër. Ne jemi në shkurt deri në mars është e pamundur. Temat e referencës përcaktojnë gjithë vijën e muzeut”, thotë studiuesi Neritan Ceka. Sipas tij MHK nuk mund të jetë linear, sistematik që të kapi të gjitha periudhat. “Duhet të kapi periudhat kryesore dhe brenda saj momentet kryesore”, shprehet ai.

Përgjigja për pavionin etnografik

Etnografja Afërdita Onuzi shprehet se është skeptike dhe në këtë tryezë i ka kujtuar ministres Mirela Kumbaro dhe problemin me pavionin e etnografisë që prej vitesh qëndron mbyllur në MHK. “Sipas ministres ishte konsulta e parë për të marrë mendimin nga të gjithë, dhe në të ardhmen do të planifikohen dhe konsulta me grupe të veçanta, por unë nuk e di se si do të përfundojë kjo punë. Unë e pyeta: po pavioni etnografik...? Por më tha tek ke duruar kaq duro. Iu përgjigja, që nuk durojnë objektet, janë në kushte të mjerueshme. Ministrja na tha se do të presim mendimin tuaj dhe më pas do të hapim ofertën për projektet që kush do të mund ta bëjë atë që ju do të propozoni, por unë vetë jam skeptike në atë çfarë tha ministrja”, u shpreh etnografia e njohur Afërdita Onuzi, njëkohësisht dhe autorja e platformës së pavionit etnografik në Muzeun Historik Kombëtar. Restauratori Frederik Stamati shprehet se Muzeu Historik Kombëtar ka shumë probleme, por me shumë rëndësi janë mendimet e specialistëve të fushës që ministrja Kumbaro duhet ti marrë në konsideratë. “MHK ka shumë probleme, mungon klima, mungojnë kushtet etj. Është një punë që kërkon patjetër mendimin e specialistëve të fushës dhe sigurisht që duhen vlerësuar çfarë kërkojnë. Ne do t’ia çojmë propozimet tona ministres”, pohon restauratori Stamati./Julia VRAPI