Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Specialistët: Ndërtimi me beton në Voskopojë po shkatërron qendrën historike

Postuar: 17/11/2017 - 07:46

Ndërtimi në Voskopojë ka ngjallur reagimet e specialistëve të trashëgimisë kulturore. Përmes fotove që janë publikuar dhe në faqen e Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ndërtimi dhe betoni në Voskopojë është pohuar si shkatërrim i qendrës historike. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se nuk po mbrohet qendra historike. “As Voskopoja nuk i shpëton ethes së betonizimit. Zonë e mbrojtur dhe kjo nga ligji i trashëgimisë kulturore (si shumë simotra të tjera). Por që këtu vetëm për mbrojtje nuk bëhet fjalë. Janë të shumtë emrat e arkitektëve, restauratorëve, intelektualeve që reagojnë me revoltë. Po Qerimesë aq i bën, ajo marshon përpara, nga fitorja në fitore siç thoshte udhëheqësi”, shkruan Forumi në Facebook.  Arkitektë, restauratorë e më gjerë kanë reaguar, duke u shprehur se ai ndërtim është një marrëzi në një qendër historike.

Në blogun e tij arkitekti Naum Mara shkruan se pse duhet një hark i shëmtuar betoni në Voskopojë. “Në Voskopojë beton, sipas devizës të famshme vlonjate të kohës së Diktaturës- Beton dhe hekur, punë e pavdekur! Po pse duhet ky Hark i shëmtuar betoni në qendër të Voskopojës e dinë vetëm një grup i vogël Rilindasish?Thua do parakalojnë nën të, kur të kenë dëfryer për kremtimin e 29 nëntorit apo 5 vjetorin e ardhjes së tyre në pushtet? Diçka tepër Rilindase është në mendjen e tyre. Tani kanë mbetur pa u ndërtuar muzeu i Luvrit, Notre Dame dhe Panteoni”, shkruan arkitekti. Një tjetër emër, arkitekti Kliti Kallamata e kundërshton fort atë që po ndodh në Voskopojë, duke e cilësuar si shkatërrim të qendrës historike. “Kjo është një nga shumë mënyrat se si mund të shkatërrohet një qendër historike. Një "Hark Triumfi" prej betoni!? Ky është kurorëzim i 2 milion euro të shpenzuara, ndërsa monumentet e Voskopojës janë ende të rrezikuara. Para pak ditësh akademikët tanë përmbyllën në Voskopojë Konferencën Ndërkombëtare në përvjetorin e "lulëzimit" të Voskopojës, por nuk dëgjuam asnjërin të prononcohet për milionat e eurove të shpenzuara dhe këtë monstër në qendër të Qendrës Historike. Të gjithë ndihemi keq.

Me këto marrëzira dhe këtë ritëm nuk e di a do ngelet gjë mbas disa vitesh. Po zhbëhen vlera unikale”, shkruan ai në Facebook. Mustafa Arapi, piktor, restaurator veprash arti në një koment të tij shpreh habinë se si lejohet një ndërtim i tillë. “Ka kohë që po na shohin sytë duke ndërtuar të tilla karikatura, si në Korçë, Durrës, etj. Habitem se kush i aprovon dhe i lejon”, është një koment i tij në Facebook.  Voskopoja u shpall qendër historike në vitin 2003.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2018 - 08:06

Artistët e artit pamor kundërshtojnë Ministrinë e Kulturës për ndryshimin që i bëhet Galerisë Kombëtare të Arteve me projektligjin e ri për artin dhe kulturën. Ky projektligj, i cili deri tani është kundërshtuar jo pak dhe për artistët e artit pamor ndryshimet e propozuara kanë shumë paqartësi.

Postuar: 21/02/2018 - 08:04

Ekspozita “Larg dhe afër” ka sjellë në Tiranë 13 artistë nga Lugina e Preshevës , Bujanovci dhe Medvegja, që për herë të parë ekspozojnë veprat e tyre për publikun n

Postuar: 21/02/2018 - 08:03

Në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita "Komunizmi në epokën e tij".

Postuar: 21/02/2018 - 08:02

Komedia “Një ëngjëll në katin e 11” shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku rikthehet për publikun nga e enjtja deri mbrëmjen e së dielës në Teatrin e Metropolit.

Postuar: 20/02/2018 - 08:16

"Boeing Boeing" cilësua r s i k o m e d i a e jashtëzakonshme rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për pesë net me radh

Postuar: 20/02/2018 - 08:15

Në një kohë kur këto ditë po flitet jo pak për çështjen e Teatrit Kombëtar, aktori Klodian Hoxha shprehet se një tjetër problem janë dhe artistët e rinj.

Postuar: 20/02/2018 - 08:13

Shfaqja teatrore “Rojat e Taxhit” u mirëprit nga publiku në skenën e Teatrit Kombëtar.