BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Specialistët e trashëgimisë akuza Kumbaros se po mashtron UNESCO-n: Jemi pas Afganistanit me monumentet e kulturës

Specialistët e trashëgimisë akuza Kumbaros se po mashtron

Gjatë qëndrimit në Paris, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO. Po sipas njoftimit zyrtar në faqen e MK bëhet me dije se UNESCO vlerëson rezultatet e Shqipërisë në mbrojtjen, konservimin, restaurimin dhe sensibilizimin e trashëgimisë. Por kjo deklaratë për specialistë të trashëgimisë nuk duhet marrë shumë në konsideratë. Sipas tyre nuk kanë munguar herë pas here dhe manipulimet me raportet që ka bërë ministria në drejtim të UNESCO-s. Arkeologu Neritan Ceka pohon se me UNESCO-n qëndrimi i ministrisë nuk ka qenë korrekt, por janë marrë dhe vendime ku janë shkelur ligje. “Me UNESCO-n qëndrimi i Ministrisë sonë të Kulturës nuk ka qenë korrekt, duke filluar nga ndërtimet pa leje, që ka bërë në Butrint. Me kafen që është bërë jashtë çdo standardi dhe pa kaluar projekti konkret as në KKR as në KKA, e kanë kaluar si një dokument në erë, dhe pa pyetur fare bordin e Butrintit që është pikërisht bordi i një siti të UNESCO-s. Për më tepër po përgatiti përsëri një akt, që besoj se është në kundërshtim me të gjithë politikën që bën UNESCO në sitin e  saj. Po bën privatizimin e Butrintit. Ka një marrëveshje që unë nuk e di nëse është nënshkruar apo jo sepse ka një mungesë të plotë transparence midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Amerikano Shqiptar, që nuk ka asnjë lidhje me trashëgiminë, të marrë menaxhimin e  sitit arkeologjik të Butrintit”, pohon Ceka. Sipas tij deri tani nën drejtimin e ministres Kumbaro është ndjekur një politikë absurde për trashëgiminë. “Në të gjithë drejtimet kjo ministri është karakterizuar nga një politikë absurde, nuk ka pyetur njeri dhe i bën gjërat nga zyrat e saj. Veprimet me skandaloze janë investimet që janë bërë në Apolloni, ku janë harxhuar 750 mijë euro të financuara nga BE, por nuk shihet pothuajse asgjë që është investuar në monumente. Në fushën e arkeologjisë veprimet që ka bërë MK janë në një mënyrë që besoj UNESCO se ka parë në ndonjë vend tjetër të botës”, vijon arkeologu i njohur. Duke akuzuar ministren Kumbaro për shkelje arkeologu Neritan Ceka pohon se në trashëgiminë kulturore jemi dhe pas Afganistanit. “Vetëm ministria emëron drejtorë parqesh dhe shkarkon, urdhëron se si të bëjnë biletat, se sa do investohet në site, bën projekte pa pyetur, këtë rrëmujë besoj UNESCO nuk ka pasur mundësi ta shikojë as në Afganistan. UNESCO nuk përdor shprehjen model të zhvillimit kur nuk ka dërguar specialistë në vend që ta shikojë. Unë besoj që UNESCO si beson shumë raporteve entuziaste që vijnë nga vendet në zhvillim, ku në fushën e monumenteve të kulturës ne vijmë pas Afganistanit”, pohon Ceka.

Autoritet nuk mendojnë përgjegjësitë

Arkitekti Kreshnik Merxhani shprehet se përballë problemeve me qendrat historike, autoritet nuk kanë mundur dot të ndryshojnë situatën. “Në realitet autoritetet përgjegjëse, të paafta për ti ruajtur këto vlera filluan gradualisht të manipulonin raportet periodike që çohen në UNESCO e mandej të mbyllin një sy e vesh kur vjen fjala për studime rikuperimi, që duhen miratuar apo për ndërtimet pa leje një gangrenë që veçanërisht Gjirokastrën e ka çuar në anë të greminës në vitin 2012, duke provokuar një mision reaktiv monitorimi prej ICOMOS i zhvilluar dhe ky në një klime problematike për sa i përket trajtimit nga pala shqiptare, duke detyruar që ekspertja e ICOMOS të raportonte për problematika si në përkthim, por dhe në takimet e planifikuara dhe në vizitat e bëra në terren. Kjo tendencë për t’ia "hedhur" të huajve e kishte thelbin te tendenca për t’ia "hedhur" atyre që ishin kritik me mënyrën se si vendosen drejtuesit e sektorëve dhe organizmave kryesore të trashëgimisë, por dhe financimet e përkushtuara për trashëgiminë”, pohon Merxhani. Këtë qëndrim e mbështeten dhe arkitektja Lida Miraj. “Janë të vërteta”, pohon ajo për problemet. Për specialistin Merxhani një nga zërat e fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, klima nuk ndryshoi me ndërrimin e qeverive. “Pasi një takëm njerëzish që merreshin me "hedhje" vazhdojnë dhe sot të jenë në pozicione kyç duke dhënë formula për manipulime raportesh dhe për interpretime të lira të raporteve që ICOMOS i bën projekteve që i çohen për revizion duke shkëputur dhe de-kontekstualizuar fraza dhe duke u përpjekur të na mbushin mendjen ne të tjerëve, që e njohim mirë realitetin se UNESCO qenka impresionuar nga arritjet shqiptare...! Është e njëjta formulë me Urën e Hoshtevës, ku thuhej se zhurmuesit e kanë gabim dhe se ura ishte shendosh e mirë dhe se ka plane për ta bërë edhe më mirë”, shkruan Merxhani në Facebook. Për arkitektin qyteteve si Gjirokastra iu rrezikohet statusi në UNESCO. “Deklaratat panegjirike që po lexoj së fundmi për vlerësimin që UNESCO i ka bërë Shqipërisë e bëjnë të trishtë situatën, pasi duket sheshit që "hedhësit" kërkojnë dhe kësaj radhe të na impresionojnë dhe kjo bëhet në prag të hapjes së madhe të proceseve të legalizimeve me ALUIZN-in në krye në qendrat historike. Kjo rrugë do ti kushtojë qyteteve si Gjirokastra statusin e tyre në UNESCO (gjë që si behet vonë fare autoriteteve)”, vijon arkitekti Merxhani./ Nga Julia Vrapi