BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin: Po bëhet masakër me restaurimet, monumentet e kulturës drejt zhdukjes

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin: Po bëhet

Situata e rënduar me trashëgiminë kulturore në vend për specialistët e fushës tregon se institucionet jo vetëm që nuk kontrollojnë çfarë po ndodh me monumentet e kulturës, por janë përgjegjës edhe për ndërhyrjet e gabuara në restaurime. Sipas tyre, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës janë kryesorët për gjendjen, që kanë sot monumentet e kulturës në vend. Sa i takon IMK, ata shprehen se nuk ka më specialistë si dikur. Arkeologu Neritan Ceka pohon se punonjësit e IMK nuk po bëjnë punën, që duhet për monumentet. “Ka vite që jetojmë në një absurditet të plotë. Që në 2008 me një ligj absurd të miratuar në tym siç ndodh shpesh në parlament është përjashtuar IMK nga kujdesi për restaurimet e monumenteve. Kjo ia kaluar direkt Ministrisë së Kulturës për të bërë tendera. Si rrjedhim, Instituti i Monumenteve të Kulturës është kthyer në parazit. Janë rreth 40 ose 50 punonjës, që nuk bëjnë asgjë edhe pse paguhen”, pohon arkeologu Ceka. Sipas tij, dikur IMK kishte punonjës që mbulonin të gjithë Shqipërinë dhe ishte me specialistë të shquar si Aleksandër Meksi, Emin Riza, Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj, etj, dhe sot në fushën e monumenteve jemi në kaos. “Drejtoresha e IMK nuk është specialiste ka ardhur nga bashkia. Konkretisht në të gjitha drejtoritë rajonale, që më parë vareshin nga IMK nuk ka specialistë. Janë të emëruar nga zyrat e rilindjes dhe është një kaos i plotë, si rrjedhim jemi në periudhën e shkatërrimit më skandaloz të monumenteve të kulturës në vend. Dikur quheshin atelie dhe më parë kishte specialistë. Sot nuk ka më dhe të gjithë marrin rrogat kot. Por më e keqja, kjo është një boshllëk, që i jep mundësi të shkatërrohen të gjithë monumentet. Pra jemi në katastrofë, në veshin e shurdhër të një qeverie, e cila ka një urrejtje për traditën. Kjo qeveri që kemi, për fat të keq po pret të zhduken të gjithë monumentet”, shprehet Ceka në reagimin e tij. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e cilësoi turp restaurimin e xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, por sipas arkeologut Neritan Ceka raste skandaloze ka dhe në të tjera monumente të kulturës. “Ne kemi raste skandaloze, të gjitha restaurimet janë me gabime sepse nuk bëhen nga specialistët. Bëhen nga studio të rastësishme. Sot jemi në kaos. Paratë sot paguhen më shumë se në kohën e komunizmit, kanë më shumë njerëz se në kohën e komunizmit dhe rendimenti është 100 herë më i vogël në monumentet e kulturës. Për pak vite nuk do kemi më asnjë monument”, vijon më tej arkeologu Neritan Ceka.

Instituti i Monumenteve ka degraduar

Specialist i trashëgimisë kulturore Ajet Nallbani shprehet se duhet të jetë IMK, që të drejtojë aktivitetin në trashëgiminë kulturore dhe jo kompanitë. “Një kompani e huaj të lihet të bëjë çfarë të dojë jashtë kontrollit të IMK, sigurisht që do të ketë gjëra me probleme. Duhet të jetë IMK që të drejtojë gjithë aktivitetin e restaurimit dhe mbrojtjen e monumenteve. Gjithë jetën e monumenteve duhet ta drejtoi IMK, por ose janë të korruptuar ose nuk dinë çfarë bëhet dhe e lënë në mëshirë të fatit. Në IMK ka një brez të ri që ndoshta punon, por sipas njohjes që kanë, ka një brez të vjetër që ka ikur dhe ka një pjesë të ndërmjetme që mungon. Ai duhet të ishte aty prezent dhe u larguan, sepse nuk u trajtuan nga IMK”, shprehet Nallbani. Duke folur për problemet specialist i trashëgimisë Ajet Nallbani vijon se janë shqetësuese ndërhyrjet e gabuara në monumente. “Unë kam bërë dikur një vërejte për restaurimin e parë që bëri TIKA në Berat, që prishi minaren tipin e vjetër dhe e shkurtoi e bëri sa deshi. Por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse humbi traditën. Minarja shigjetë ka qenë karakteristikë në gjithë Shqipërinë, që është e veçantë e Beratit”, vijon më tej Nallbani. Për ndërhyrjen në xhaminë e pazarit në Gjirokastër, arkitekti Latif Lazimi shprehet se përgjegjësia është e IMK. “Nuk është ruajtur teknika tradicionale e ndërtimit të çative me rrasa guri tipike gjirokastrite. Nga fotot para dhe pas restaurimit shihet që ka ndryshuar mënyra e vendosjes së pllakave të gurit për mbulimin e çatisë nga një vendosje e ç’rregullt në një vendosje të rregullt. Këtu ka përgjegjësi IMK dhe drejtoritë rajonale, ata duhet të kontrollojnë punën dhe duhet të bëjnë supervizion të punimeve”, pohon ai. Herë pas herë denoncues i dëmtimeve në monumente, për rastin e xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se IMK ka degraduar. “Ky është një turp - ta mbajë kush e ka bërë! Mirë kryeministri se nuk ja ka idenë këtyre gjërave, por Instituti i Monumenteve pse ka degraduar deri në këtë pikë sa të tjetërsojë teknikat shekullore mesdhetare të mbulimit? Kjo është e tmerrshme! Po tjetërsohen objektet me përfaqësuese të vendit dhe është hedhur në plehra Karta e Restaurimit. Forumi prej vitesh ngulmon që duhen ndërprerë restaurimet, dhe të bëhen vetëm punime konsolidimi të monumenteve në rrezik, pasi në atë institut të mjeruar nuk ka më kapacitete profesionale”, shkruan Forumi, ndërsa ka publikuar dhe fotot me ndërhyrjet që janë bërë në xhami.

Nga Julia Vrapi