BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës për parqet arkeologjike: Nuk ofron mbështetje, propagandon përbuzjen ndaj intelektualëve

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës për parqet

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen me sakrifica. Sipas tyre nuk ka mbështetje nga institucionet për arkeologjinë, një situatë që tregon se ka munguar vëmendja e duhur. Parqet arkeologjike në vendin tonë përballen me probleme të ndryshme, por kur flasim për Bylisin, sipas profesor Neritan Cekës, u zhvillua me sakrifica një ekspeditë. Sipas tij, parku i Bylisit është si në vitet 2000, ku nuk ka as disiplinë shkencore. “Isha me një ekspeditë, që bëhet çdo vit nga Instituti i Arkeologjisë, me shumë sakrifica dhe mundime. Parku është ai që ka qenë që në 2000, pa ndonjë ndryshim të madh. Kjo për dy gjëra, qoftë në mënyrën e administrimit që ka mbetur po ajo. Tani është bërë një shkrirje me parkun e Apollonisë, që është një veprim i mirë, por është një park si të gjithë parqet arkeologjike të Shqipërisë pa rregullore, pa disiplinë shkencore, pa karrierë shkencore, pa autonomi. Parku Bylis është një xhep i humbur i Ministrisë së Kulturës, madje një xhep i shpuar i ministrisë”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Por përballë kësaj problematike, arkeologu Neritan Ceka e shikon pozitiv faktin që parku i Apollonisë dhe Bylis kanë një drejtues. Sipas tij, kjo duhet bërë dhe për parqet e tjera arkeologjike në vend. “Ka një drejtues të vetëm tani Apollonia dhe Bylis, dhe kjo është një praktikë që unë e kam propozuar me kohë. Këtë praktikë unë e kam propozuar për të gjithë parqet në vend. Ai park tani duhet të marrë dhe Orikumin dhe Amantian, që s’ka kuptim të kenë drejtori të veçanta. Ashtu si dhe parku i Butrintit duhet të marrë edhe drejtimin e Finiqit dhe të Antigonesë. Parku i Lezhës dhe i Shkodrës duhet të kenë një drejtori të vetme”, shprehet ai. Sipas Cekës, nëse do të jetë kjo vëmendje për drejtimin e pareve arkeologjike në vend, kjo bën të mundur që të mos ketë emërime politike. “Kjo rrit efikasitetin, sepse nuk emëron drejtorët parazitë, që emërohen politikisht. Rrit aktivitetin shkencor nëse do të futet një rregullore, që përcakton që drejtori duhet të jetë patjetër specialist në nivelin e doktorit të shkencave Ne kemi plot doktorë, që mund të kontribuojnë qoftë në restaurim, qoftë në arkeologji dhe punonjësit duhet të jenë me master në të gjitha drejtimet ku punojnë. Duhet të kenë krahas veprimtarisë administrative dhe një veprimtari të vazhdueshme kërkimore në qendrat, ku janë që synon rritjen e sipërfaqes së ekspozuar, që është ngrirë prej kohe, por dhe një profesionalizëm më të mirë të atyre, që ne paguajmë për parqet ”, shton më tej arkeologu Neritan Ceka. Por dhe për restauratorin Kliti Kallamata, problemet që pohon arkeologu Ceka qëndrojnë për parqet. “Unë isha vjet aty dhe ashtu ka mbetur. Të gjitha që thotë Neritani as që mund të vihen në dyshim. Është njeri i përkushtuar i shkencës. Pikërisht ashtu duhet, ose të paktën të kenë shkolla jashtë shtetit për menaxhim sitesh historike dhe grada shkencore përkatëse, siç i ka gjithë bota. Shiko vendet fqinje, Italia e Greqia, nuk sheh njerëz abuzivë në këto poste, por vetëm njerëz të përkushtuar”, thotë arkitekti dhe restauratori Kallamata

 Shmangia e specialistëve

Për arkeologun Neritan Ceka, sot nuk ka më kërkime si dikur në parqet arkeologjike. Ai shprehet se për çfarë po ndodh sot me parqet arkeologjike, tregon dhe sa bën Ministria e Kulturës. “Nuk ka më kërkime përveç atje ku vepron Instituti i Arkeologjisë, por me mjete të kufizuara siç është Antigonea, Finiqi, deri diku Bylisi, por me shpenzime minimale, kur parqet kanë para, që nuk dinë se ç’ti bëjnë. Po ju them që parku i Bylisit ka 16 milionë lekë të vjetra në vit nga të cilat nuk shpenzon asnjë lek, kurse ne shkojmë me 1.500.000 lekë të vjetra në vit”, pohon arkeologu Ceka. Sipas tij, gjendja e parkut Bylis në nivelin që kërkohet është e mirë, ata që punojnë atje janë njerëz të ndërgjegjshëm, por nuk kanë hapësirën e nevojshme. “Në Bylis duhet të ketë një arkeolog të atashuar gjatë gjithë vitit dhe të drejtohet nga IA, mos jenë njerëz që janë arkeologë vetëm në letër, por dhe duhet të merrte një vendim i autonomisë së parqeve”, vijon më tej Ceka. Por arkeologu i njohur Neritan Ceka, ngre alarmin për parkun e Bylis dhe akuzon Ministrinë e Kulturës se po shmang arkeologët shqiptarë në zbatimin e një projekti të mbështetur nga BE. “Në Bylis po përgatitet një investim i madh i financuar nga Bashkimit Europian, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe shpresoj dhe me MAS, por delegacioni evropian duhet të kuptojë që parqet arkeologjike nuk janë pronë e ministrave të Kulturës siç hiqen. Unë i kam kërkuar delegacionit evropian, që të vlerësojë specialistët, sepse delegacioni mendon që s’ka specialistë në Shqipëri dhe duhet ti bien nga jashtë. Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë, sepse është ajo që propagandon përbuzjen ndaj intelektualëve shqiptarë, veçanërisht ndaj atyre të arkeologjisë”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për vlerat monumentale, krahas Apollonisë dhe Butrintit.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat