BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Kultura

Specialistët: Planet e menaxhimit të Ministrisë së Kulturës matrapazllëk për t’ia kaluar trashëgiminë kulturore biznesit, pa asnjë perspektivë që ajo të ruhet

Specialistët: Planet e menaxhimit të Ministrisë së

Di t a Ko m b ë t a r e e Trashëgimisë Kulturore rikthehu vëmendjen në problemet, që për studiues e specialistë të trashëgimisë vijojnë prej vitesh. Dita e trashëgimisë shënohet çdo vit më 29 shtator dhe për specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk është bërë sa duhet për ruajtjen e vlerave. Piktori dhe restauratori Adrian Devolli për dekada është marrë me restaurime të veprave të artit. Nga viti 1979 deri më 1987 ka qenë restaurator pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, më pas nga viti 1987 deri më 1991 ka qenë pranë GKA, ku është marrë me shumë vepra. Aktiviteti i tij është me projekte restauruese në Manastirin e Ardenicës, si dhe në bashkëpunim me restauratorë të tjerë në Kishat e Bregut, Mborje të Korçës, etj, por ai thotë se sot ka probleme me afresket. “Janë po ato probleme. Më thoni sa po bëhet për të restauruar pikturat? Problemi për afresket duhet trajtuar, problem kemi dhe respektin ndaj krijuesve, që nuk i vlerësojnë më. Tani janë disa fonde që nuk dimë se ku ikin, si ikin. Praktikisht ajo vlerë që është aty brenda po shkatërrohet”, shprehet restauratori Devolli. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se Ministria e Kulturës është përgjegjësja kryesore për çfarë ndodh me trashëgiminë kulturore në vend. Me kritika studiuesi shprehet dhe për planet e menaxhimit të integruar, që ka bërë me dije më parë ministria për parkun kombëtar të Butrintit, etj. “Nëse flasim për plane menaxhimi që kemi pasur deri tani ose kemi dëgjuar deri tani nga ministria, si te Butrinti, për Pallatin e Brigadave në Tiranë ato nuk janë asgjë tjetër vetëm se një matrapazllëk për t’ia kaluar trashëgiminë kulturore vetëm biznesit, pa asnjë perspektivë që trashëgimia të vazhdojë të ruhet, të njihet, të popullarizohet”, thotë Brahaj. Mungesa e një platforme Herë pas here studiuesi Jaho Brahaj ka folur për problemet, por dhe në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ai tha se trashëgimia kulturore është lënë si një anije pa timon. “Problemet i kam parë tek mungesa e një platforme për trashëgiminë kulturore qoftë atë materiale dhe shpirtërore. Ministria e Kulturës është institucioni qëndror dhe që e ka detyrë parësore këtë për trashëgiminë kulturore në vendin tonë. Trashëgimia kulturore materiale dhe shpirtërore është lënë si një anije pa timon dhe pa orientim”, u shpreh Brahaj. Me problemet që po has trashëgimia kulturore në vend, studiuesi Jaho Brahaj shprehet se duket sikur ka një programim për ta pasur sa më shumë përfitime. Por kjo sipas tij tregon mungesën e vëmendjes për ruajtjen e saj. “Problemet më kryesore më të dukshme janë të kultura materiale, sepse ajo ditë për ditë po zhduket pjesë- pjesë gati sa të shkon mendja që ka edhe programim për ta eliminuar në forma, që të dalin sa më shumë përfitime tek privatët dhe pasuria trashëgimi kulturore materiale është kthyer në monedhë tregu shpeshherë për të shpërblyer edhe biznesmenë, që janë të afërt me politikën dhe kuptohet aty pastaj jep dhe shenja korrupsioni. Mungesa e një platforme për trashëgiminë ka sjellë një gjullurdi të ethshme, që po çorodit edhe kulturën jomateriale. Financohen projekte, të cilat nuk sjellin asgjë në drejtim të kulturës shpirtërore, por përkundrazi ato krijojnë edhe efekte të dëmshme”, vijon studiuesi Brahaj. Me Urdhërin Nr. 348, dt. 28.7.2003, të Ministrit të Kulturës është shpallur dita 29 shtator e çdo viti si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.