Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spiro Duni, me komedinë premierë “Këngëtarja tullace” në teatrin “Bylis”

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë në skenën teatrore me regji nga Spiro Duni. Vepra do të shënojë premierën e saj në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit më 19 shtator. Puna për ta sjellë këtë shfaqje në skenë ka nisur më herët, por rolet e veprës regjisori Spiro Duni ia ka besuar gjashtë aktorëve. Në rolet e shfaqjes teatrore “Këngëtarja tullace”, në skenë do të jenë aktorët Fatmir Xhelili, Miola Sitaj, Flaura Kureta, Astrit Hasani, Doriana Çaushi, Margent Caushi. “Këngëtarja tullace”, një komedi absurde këtë herë do të herë vjen me regjinë e Spiro Dunit, por sipas tij është një vepër për çdo kohë. ““Këngëtarja tullace” është një vepër e teatrit absurd (Eugenio Ionesco), një vepër për çdo kohë, pasqyrë e falimentit moral dhe mendor të shoqërisë njerëzore. Njëkohësisht pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse nuk mund të komunikojnë më as me veten. Vlerat janë kthyer në antivlera, gjuha nuk është më një mjet komunikimi por mjet gënjeshtre dhe mashtrimi. Fjalët janë kthyer në lëvozhga tingujsh pa kuptim, brenda një bote që ka humbur identitetin, që ka humbur çdo gjë njerëzore, ku njerëzit pa ndjenja tashmë, nuk kanë më arsye të komunikojnë”, shprehet regjisori Spiro Duni për veprën, që do të jetë në skenën e teatrit. Vepra teatrore mbrëmjen e datës 19 shtator do të jetë premierë në skenën teatrore, por sipas regjisorit Spiro Duni, humori i Ionescos e bën realitetin të çuditshëm. “Humori i jashtëzakonshëm i Ionescos shkon në ekstrem...."Aty thotë një kritik, një rrëshkitje dhe arrijmë në tragjizëm". Në vepër gjërat më të panatyrshme kthehen në të natyrshme. Njerëzit duket sikur nuk mund të mendojnë më, por ç'rëndësi ka kjo thjeshtë ata rrotullohen në kohë dhe hapësirë, ku në të vërtetë s’ka as kohë dhe as hapësirë për këta personazhe të "lumtur" në dukje (mjerane). Humori tepër "therës" i Ionescos e bënë realitetin të duket i çuditshëm, paradoksi del në sipërfaqe, absurditeti i jetës njerëzore përballet me ne dhe ne shtangemi me maskën e çudisë së dhimbshme. Teatri ynë i absurdit rishikon fatin e njeriut, rishikon egzistencën tonë”, pohon regjisori Duni.

“Këngëtarja tullace” për herë të parë në skenë

Eugene Ionesco lindi më 26 nëntor 1909 nën emrin Eugen Ionescu në Slatinë të Rumanisë. Transferuar një vit më vonë në Paris me prindërit, pas Luftës së Parë Botërore ai u shpërngul në Majenne, në fshatin e vogël Chapelle-Anthenaise, edhe për shkak të anemisë së tij. Kthehet në Paris dhe shkruan një dramë patriotike, vepra e tij e parë, në kulmin e adoleshencës. Më vonë prindërit e tij u divorcuan. Më 1925, Eugene u kthye në Rumani, ku kryen arsimin e mesëm dhe mëson rumanisht. Në vitin 1929, ndonëse dëshira e tij ishte të bëhej aktor, me impulsin e babait të tij, ai u regjistrua në Universitetin e Bukureshtit. Në vitet në vijim ai iu kushtua shkrimit, artikujve kritikë dhe vargjeve poetike. Dalluar në gjysmën e parë të viteve tridhjetë si një eksponent premtuese i avant-gardës rumune, në vitin 1934 Eugene Ionesco publikon esenë “Nu”. Midis 1941 dhe 1944 ai ishte i punësuar nga ambasada Rumune në qeverinë kolaboracioniste të Vichy. Në vitin 1950 ai përfundoi dramën e tij të parë, me titull “Këngëtarja tullace”, e cila u vu në skenë për herë të parë në maj të atij viti në Teatrin des Noctambules. Si një nga autorët e ndaluar të letërsisë dhe dramaturgjisë moderne të shekullit të XX, Eugene Ionesco (1909-1994) pa dritën e skenës shqiptare vetëm pas viteve ‘90. Prej tij janë vënë në skenë “Mbreti po vdes”, “Rinocerontët”, “E ardhmja qëndron tek vezët” dhe “Karriget”.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:38

Shfaqja teatrore "I burgosuri i Katit të 15-të" nga Neil Simon mbrëmjen së shtunës vjen në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 23/10/2019 - 07:37

“NjëMi.com” vepër e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoçi vjen premierë

Postuar: 23/10/2019 - 07:35

Viti 2019 shënoi një përvjetor të rëndësishëm dhe një ngjarje të shënuar për historinë e gjuhës d

Postuar: 23/10/2019 - 07:34

Ministria e Kulturës po zhvillon këto ditë dëgjesa publike për strategjinë kombëtare të kulturës,

Postuar: 22/10/2019 - 07:28

Mungesa e infrastrukturës ligjore në institucionet tona të artit, ka bërë që sot artistët të përb

Postuar: 22/10/2019 - 07:27

Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncert

Postuar: 22/10/2019 - 07:25

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi edicionin e dytë në qytetin e Gjirokastrës.