BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Spiro Duni nis turin në skenat teatrore me komedinë e trishtë “Babai”

Spiro Duni nis turin në skenat teatrore me komedinë e trishtë

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit të qytetit të Korçës. Me veprën e autorit Florian Zeller regjisori Duni ka nisur dhe turin teatror në skena të ndryshme. Pas qytetit të Korçës vepra teatrore do të jetë te “Turbina” në Tiranë, për të vijuar më pas edhe në skena të tjera. Drama  “Babai” mbrëmjen e datave 22 dhe 23 shtator do të jetë në teatrin “Andon Zako Çajupi”, dhe rolet interpretohen nga një kastë aktorësh të njohur. Roli i babait luhet nga aktori Reshat Arbana, personazhi i Anës nga Flaura Kureta, për të vijuar dhe me të tjerë personazhe që luhen nga aktorët Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi si dhe Elia Zaharia. Me rolin e babait në këtë vepër aktori Reshat Arbana u rikthye pas disa vitesh mungesë në teatër.

Për aktoren Flaura Kureta “Babai” në teatër është një shfaqje, që të gjithë do ta gjejnë veten në historinë e saj. “Unë e di çfarë është sëmundja e alzheimerit dhe pasojat e saj. Besoj të gjithë njerëzit do të gjejnë një njeri të dashur aty, dhe lotët do të jenë të pashmangshëm në fund të shfaqjes, sepse e tillë është vepra”, pohon aktorja Kureta. Për aktoren, jo vetëm puna e regjisorit Spiro Duni ka qenë me vlerësim, por dhe autori është një nga emrat më të mirë kontemporan të këtij shekulli. “Regjisori Spiro Duni, e ka cilësuar një komedi të trishtë, por dhe autori vlen të përmendet si një nga më të mirët kontemporan të këtij shekulli. Puna që ka bërë regjisori Spiro Duni në shfaqje, si dhe pjesa tjetër e kastit është për tu vlerësuar. Në fillim jemi në Korçë, në festivalin e teatrit në Tiranë më 29 shtator, besoj do të jemi në Vlorë dhe më tej”, tregon mes të tjerave aktorja Flaura Kureta.

Subjekt i ditëve tona

Vepra është shkruar nga një autor, që është vlerësuar në botë me pjesët e tij. Vepra “Babai” është një temë ndërkombëtare, sensibilizimi ndaj moshës së tretë dhe ndaj sëmundjes së alzheimerit që është e përbotshme, si dhe marrëdhënia baba dhe bijë. Një subjekt real i ditëve tona, ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijët apo në azil. Në shfaqje aktori Reshat Arbana me rolin e babait mban peshën më të madhe, por dhe personazhi i Anës që luhet nga aktorja Flaura Kureta i ka dhënë vlerësim asaj. Aktorja tregon se Ana është vajza e përkushtuar. “Është vajza që sakrifikon jetën e saj, por pa u bërë heroinë në sensin e mirë të fjalës. Është vajza e përkushtuar dhe jeta e saj është e varur çdo ditë nga babai, që vuan nga sëmundja e alezheimerit”, vijon të tregojë aktorja. Me 30 role në skenat e ndryshme të teatrit aktorja Flaura Kureta pohon se është fat, që luan në krah të aktorit të madh Reshat Arbana.

“Unë kam bërë 30 role në teatër dhe me personazhin e Anës për mua është fat i madh, që si aktore luaj në krah të Reshat Arbanës, ka qenë një nga ëndrrat e mia. Unë kam luajtur dhe me aktorë të tjerë të njohur si Robert Ndrenika, apo dhe të tjerë aktorë të vlerësuar që janë ndarë nga jeta si Agim Qirjaqi, Fatos Sela. Por sigurisht, që dhe ky angazhim për mua ishte me një aktor nga të plejadës së vjetër, që e kisha ëndërr të isha krah tij, dhe një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me të për shfaqjen teatrore”, shprehet aktorja Flaura Kureta. Edhe drejtoresha e teatrit të Korçës Zamira Kita pohon se publiku nuk duhet ta humbasë këtë shfaqje. “"Babai" i Reshat Arbanës në Teatrin e Korçës. Mos e humbisni këtë emocion të papërsëritshëm”, shprehet drejtoresha e teatrit Kita. Më parë kjo vepër teatrore ka qenë premierë në Elbasan në teatrin “Skampa”./ Julia VRAPI