BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Stabat Mater" çel sezonin artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit

“Stabat Mater" çel sezonin artistik të Teatrit të

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me një vepër elitare. TOB bën me dije se shfaqja "Stabat Mater" nga Antonin Dvorak do të jetë në skene “arTurbinës” dhe është një nga veprat më të famshme të tij dhe me shpirtëroret. E ftuar speciale në veprën e Dvorak është dirigjentja Arlinda Majollari, që bëhet bashkë me trupën e korit të TOB, dirigjenti Dritan Lumshi dhe pianistja Etrita Ibrahimi, solistët Vikena Kamenica, Denis Skura, Marina Kurti dhe Xhieldo Hyseni, për një shfaqje tepër të ndjerë. TOB bën me dije se ky sezon artistik do të mbahet mend gjatë për ritmin e ngjeshur të shfaqjeve dhe për larminë e zhanreve, që do të sjellë. “Koncerti i parë “Stabat Mater” nga A. Dvorak, i dedikohet publikut tonë besnik, i cili përgjatë gjithë sezoneve tona artistike, ka mbushur sallat ku kemi dhënë shfaqje, ka dhuruar duartrokitje të zjarrta duke rritur në maksimum emocionet tona”, shprehet TOB për shfaqjen e datës 13 shtator. TOB bën me dije se celebrimi i nisjes së kalendarit artistik shtator - dhjetor 2018 nis në skenën e madhe të “arTurbina”, por për dirigjentin e korit Dritan Lumshi është kënaqësi e veçantë që sezoni fillon me një vepër vokalo -simfonike, ku protagonist është kori i TOB.  “E rëndësishmja e këtij produksioni është bashkëpunimi për herë të parë me dirigjenten Arlinda Majollari, e cila vjen në Teatrin e Operës mbas një përvoje  gati 25 vjeçare në Francë, me kore dhe këngëtarë lirikë, si në Operën Nacionale të Parisit, po ashtu edhe në Radio France. Eksperienca e saj e gjatë të gjatë si vocal coach, e çoi drejt specializimit për dirizhim koral në Gjenevë. I gjithë bagazhi i saj profesional është vënë në dispozicion të korit dhe solistëve të TOB”, shprehet dirigjenti Lumshi.

Vepra e Dvorak në skenë

Dirigjenti Dritan Lumshi pohon se kompozitori çek Antonin Dvorak, i cili është një nga zërat me dinjitoz të muzikës romantike. “Vjen për herë të parë tek ne me një vepër të plotë vokale siç është “Stabat Mater”. Vepra është ndërtuar mbi 10 numra, të cilët vijnë të ndërthurur midis materialeve solistike, kuartetit dhe korit. Si një kompozitor i përmasave gjeniale, me muzikën e tij, ai na bën të përjetojmë nga temat muzikore si dhe planet harmonike, disa gjendje emocionale si: vajtimin, brengën, pikëllimin, shpresën, triumfin dhe besimin”, pohon dirigjenti i korit Lumshi. Për këtë vepër që pritet të jetë në skenë, sipas tij e gjithë kjo gjendje që na jep kompozitori vjen mbas humbjes së tre fëmijëve të tij. “Prandaj shpeshherë gjatë veprës kur dëgjojmë lëvizje të kundërta të linjave muzikore, apo lëvizjet e shpeshta kromatike, duket sikur na sjellin shpirtin e trazuar të tij. Kur dëgjon apo interpreton një muzikë të tillë çdokush nga ne bëhet pjesë e saj, ndonjëherë edhe pa e kuptuar. Kjo vihet re shpeshherë edhe gjatë procesit të provave me trupën e korit”, vijon Lumshi. Sipas tij, në tërësinë e saj vepra duket sikur ka vetëm nuanca minore dhe një trazim të përgjithshëm shpirtëror. “Pavarësisht kësaj, kjo ndjesi zhduket shpesh dhe vepra na vjen edhe në një plan tjetër, si një përballje me frymëzimin dhe besimin në parajsën e botës së përtejme. E veçanta e këtij produksioni, është se vepra vjen në versionin origjinal me piano, kor dhe kuartet vokal. Dua të falenderoj të gjithë trupën e korit që ka bërë një punë shumë të mirë. Pianistin Thanas Paskali për punën e përbashkët përgatitore, pianisten Etrita Ibrahimi, e cila do të mbajë peshën kryesore në këtë shfaqje si dhe pa dyshim dirigjenten Arlinda Majollari për bashkëpunimin dhe punën e saj profesionale me korin dhe solistët e teatrit”, përfundon dirigjenti Lumshi në reagimin e tij. 

Nga Julia Vrapi