Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Stabat Mater”, vepra e Dvorak për publikun me artistët e TOB

Postuar: 14/09/2018 - 16:02

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nisi sezonin artistik me shfaqjen "Stabat Mater". Vepra e shkruar nga Antonin Dvorak u prezantua mbrëmë në skenën e “arTurbinës”, dhe është një nga më të famshmet e tij dhe më shpirtëroret. E ftuar speciale në veprën e Dvorak dirigjentja Arlinda Majollari, që u bë bashkë me trupën e korit të TOB, dirigjenti Dritan Lumshi dhe pianistja Etrita Ibrahimi, solistët Vikena Kamenica, Denis Skura, Marina Kurti dhe Xhieldo Hyseni, ishin para publikut. TOB nisi sezonin artistik në skenën e madhe të “Turbinës”, por për dirigjentin e korit Dritan Lumshi është kënaqësi e veçantë që sezoni fillon me një vepër vokalo -simfonike, ku protagonist është kori i TOB.  Dirigjenti Dritan Lumshi pohon se kompozitori çek Antonin Dvorak, i cili është një nga zërat me dinjitoz të muzikës romantike. “Për herë të parë tek ne me një vepër të plotë vokale siç është “Stabat Mater”. Vepra është ndërtuar mbi 10 numra, të cilët vijnë të ndërthurur midis materialeve solistike, kuartetit dhe korit. Si një kompozitor i përmasave gjeniale, me muzikën e tij, ai na bën të përjetojmë nga temat muzikore si dhe planet harmonike, disa gjendje emocionale si: vajtimin, brengën, pikëllimin, shpresën, triumfin dhe besimin”, tha dirigjenti i korit Lumshi, duke shtuar se e gjithë kjo gjendje që na jep kompozitori vjen mbas humbjes së tre fëmijëve të tij. Sipas Lumshit e veçanta e këtij produksioni, vepra në versionin origjinal me piano, kor dhe kuartet vokal. “Dua të falenderoj Thanas Paskali për punën e përbashkët përgatitore, pianisten Etrita Ibrahimi, si dhe pa dyshim dirigjenten Arlinda Majollari për bashkëpunimin dhe punën e saj profesionale me korin dhe solistët e teatrit”, vijon dirigjenti i korit Lumshi në reagimin e tij. Para shfaqjes TOB bënte me dije se ky sezon artistik do të mbahet mend gjatë për ritmin e ngjeshur të shfaqjeve dhe për larminë e zhanreve, që do të sjellë. “Koncerti i parë “Stabat Mater” nga A. Dvorak, i dedikohet publikut tonë besnik, i cili përgjatë gjithë sezoneve tona artistike, ka mbushur sallat ku kemi dhënë shfaqje, ka dhuruar duartrokitje të zjarrta duke rritur në maksimum emocionet tona”, shkruante TOB për veprën e së enjtes në skenë te “arTurbina”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:29

 Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” po zhvillon edicionin e gjashtë në Tiranë. Prej disa vitesh festivali ka sjellë në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që janë bërë pjesë e jetës artistike.

Postuar: 15/11/2018 - 07:28

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sjell mbrëmjen e së shtunës premierën

Postuar: 15/11/2018 - 07:27

Komedia “Shirli Valentina” me aktoren Olta Daku shoqëroi publikun për dy mbrëmje me r

Postuar: 15/11/2018 - 07:25

Parku arkeologjik i Bylisit prej vitesh me probleme, kanë munguar investimet që janë themelore pë

Postuar: 14/11/2018 - 07:18

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitet

Postuar: 14/11/2018 - 07:17

 Teatri i Operës dhe Baletit  sjell në skenë operën “La Triavata” nga Giuse

Postuar: 14/11/2018 - 07:16

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Or