
Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

“Standard i dyfishtë”, për publikun në GAT deri në fund të janarit

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2022

Ekspozita “Standard i dyfishtë” në Galerinë e Artit Tiranë u prezantua këto ditë janari me punimet e artistit sirianin Mohammad Ramadan. Ekspozita do të qëndrojë në GAT deri më 31 janar për publikun. Ekspozita vjen e kuruar nga dr. Abaz Hado -drejtor i Galerisë së Artit Tiranë dhe Ormira Lulani - Kuratore, specialiste e sektorit të arteve dhe projekteve (GAT). Kjo është dhe ekspozita e parë e 2022 në GAT. Mohammad Ramadan ka lindur në vitin 1994 në Damask, Siri. Në vitin 2021 vendoset në Shqipëri, ku dhe aktualisht jeton. Është diplomuar në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Damaskut, në Departamentin e Pikturës dhe Fotografisë ne vitet 2017/2018. Si artist ia ka marrë pjesë në disa ekspozita të përbashkëta dhe një ekspozitë personale. “Standard i dyfishtë” në një botë paralele, ku reflektohet frika dhe dobësitë e njeriut. Emocione në dukje të pafundme, ku personazhet fillojnë të tkurren dhe të mbështillen rreth vetes në formën e kutisë në të cilën ato banojnë. Një plak me kafshën e tij shtëpiake, një vajzë dhe një i ri, këto janë personazhet të ndara në përkufizimin e 6 pikturave me shumë forma dhe dallime në raca, por që janë të ngjashme nga ajo që përcjellin. Të lidhura mes tyre, pikturat pasqyrojnë fatin e secilit në lidhje me të tjerët. Dr. Abaz Hado drejtor i Galerisë së Artit Tiranë dhe Ormira Lulani - kuratore, specialiste e sektorit të arteve dhe projekteve (GAT) shprehen në tekstin e tyre se personazhet qëndrojnë brenda një bote të braktisur, në hapësira të privuara nga koha, ku koha ndalet dhe ne kërkojmë ekzistencën e saj, pasi dukshmëria e saj nuk arrin perceptimin. “Një luftë blu shpallet midis penelit dhe syrit të vetë artistit, i cili është më i izoluari në atë kuti”, shprehen ata në tekst. Kompozimet e Mohammad Ramadan janë të pikturuara me ngjyra të ftohta, përmbajnë shkallëzime të heshtura dhe delikate në të zezë, bardhë dhe gri, silueta të kapura me delikatesë, me një vizatim e linjë ekspresive, që shprehin mjaft emocion.
Më të lexuarat


Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë

Sajmir Çili: Problemi është në humbjen e identitetit të këngës shqip, në emër të “modernizmit” po i serviret publikut shije vulgare

Muzeu Hebraik në Vlorë kushtuar bashkëjetesës së hebrenjve dhe shqiptarëve

Ekspozita “Errësirë” , me punimet e artistit Oltsen Gripshi në muzeun “Shtëpia me gjethe”

Nestor Kraja: Krijimtaria muzikore nga shteti duket se barazohet me rigonin që rritet në natyrë, 30 vite demokraci dhe nuk u arrit të kuptohet se përbën vlerë kombëtare

Biblioteka Kombëtare, një ekspozitë kushtuar Ardian Klosit

Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës, me punimet më të mira të artistëve shqiptarë dhe të huaj

Koncerti “Dora e ngrohtë”, me muzikën e filmave të kompozitorit Haig Zacharian

Artistët: Ligji i artit i 2010 është glorifikimi i pushtetit absolut të titullarit, një ligji i ri duhet për mbrojtur artistët dhe jo për të na shkatërruar
