BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Starton festivali “Jazz In Albania”, edicioni i gjashtë me artistë nga 11 vende

Starton festivali “Jazz In Albania”, edicioni i gjashtë me

Festivali “Jazz In Albania” sot në mbrëmje starton në Tiranë. Këtë vit festivali zhvillon edicionin e gjashtë dhe marrin pjesë artistë nga 11 vende. Në këtë ngjarje muzikore do të performojë edhe pianisti i njohur ndërkombëtar i muzikës xhaz Mike del Ferro apo dhe artisti i njohur izraelit Lior Yekutieli, ku i fundit do të jetë me koncerte në Tiranë dhe Shkodër. Festivali pas natës së parë, që do të mbahet në Tiranë më pas do të vijojë udhëtimin nëpër qytete të tjera të vendit deri në datën 26 korrik. Festivali në edicionin e gjashtë organizohet nga shoqata “Syri Blu” nën drejtimin artistik të artistit të njohur Gent Rushi. Drejtori artistik i festivalit Gent Rushi tregon se pjesëmarrësit dhe grupet muzikore vijnë nga Italia, Serbia, Izraeli, Zvicra, Hollanda, Hungaria, Egjipti, Austria, Polonia, Greqia, e më gjerë. “Gama është shumë e gjerë duke nisur nga xhazi tradicional  e jo vetëm. Festivali këtë vit është menduar që të zhvillohet në disa qytete si në Shkodër, Fier, etj. Festivali çelet në Tiranë, por po këtu do të jetë dhe mbyllja e tij. Grupet do të qarkullojnë gjatë ditëve të festivalit. Pjesa më e madhe e artistëve janë të huaj, sepse është një aktivitet ndërkombëtar”, shprehet drejtori artistik Gent Rushi. Në këtë festival marrin pjesë artistë nga 11 vende të ndryshme, mes tyre dhe shqiptarë, ku ndër pjesëmarrësit spikat dhe ardhja e pianistin të njohur ndërkombëtar të muzikës xhaz Mike del Ferro. “Një nga pianistët e mi të preferuar që ka ardhur dhe herë tjetër në Shqipëri është Mike del Ferro, që përfaqëson Hollandën dhe është një nga personalitetet e xhazit në Europë. Ai ka regjistruar me ikona të muzikës xhaz. Ka dhe të tjerë përfaqësues shumë të mirë si nga Polonia, Izraeli, Turqia, etj”, vijon më tej drejtori artistik i festivalit Gent Rushi.

Artistët dhe koncertet në festival

Artistët shqiptarë në këtë festival do të jenë në koncerte në bashkëpunim me artistë të huaj. Sipas drejtorit artistik Gent Rushi në festival ka dhe muzikë instrumentale dhe vokale, ku janë të përfshira të gjitha zhanret brenda. “Duke filluar që nga xhazi tradicional në festival janë të përfshira edhe tendencat më të fundit. Pjesa shqiptare deri vjet në festival është prezantuar me një koncert të plotë dhe këtë vit është menduar pak më ndryshe. Do të kemi shumë bashkëpunime, ku muzikantë të muzikës xhaz nga Shqipëria bashkëpunojnë me koncerte me muzikantë të huaj, që janë në festival. Shqipëria ka koncerte me muzikantë shqiptarë dhe hollandezë, shqiptarë dhe artisti nga Izraeli, etj”, tregon më tej drejtori artistik Gent Rushi. Organizuar nga shoqata “Syri blu” si presidenti i festivalit Besim Petrela pohon që festivali sjell risi nga viti në vit. “Natyrisht festivali është muzikë xhaz dhe jo vetëm, pra janë të ftuar edhe forma që e bëjnë me atraktive për publikun. Jam i bindur që shumëllojshmëria dhe larmia janë të shumta dhe do t’i sjellin më shumë vlerë festivalit” u shpreh Besim Petrela. Mes artistëve pjesëmarrës si përfaqësues nga Turqia do të marrë pjesë grupi i xhazit të Bashkisë së Stambollit. Grupi i xhazit të Bashkisë së Stambollit do të japë dy koncerte. Njërin sonte në Tiranë, ndërsa koncertin e dytë do ta japë në mbrëmje në Pedonalen e Shkodrës. Instrumentisti turk Mehmet Çelik vlerëson jo pak muzikën që luan grupi i tij. “Muzika  xhaz që performojnë ne, sigurisht që ka edhe disa elementë të folklorit turk, por në përgjithësi ne kemi krijuar shtrije të gjithë elementëve të xhazit”, shprehet Mehmet Çelik. Festivali që nis këto ditë vere në Tiranë premton të sjellë për publikun një atmosferë nën ritmet e xhazit, që do të luhet nga artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Pas Tiranës do të vijojë në qytetet Fier, Shkodër, Vlorë dhe në Korçë.

 

 

Nga Julia Vrapi