Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stefan Çapaliku sjell fatin e artistëve në komedinë "Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu"

Postuar: 17/02/2017 - 07:41

Komedia "Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu" shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku pati premierën mbrëmë në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Shfaqja premierë e para e këtij viti do të vijojë dhe net të tjera në skenën e teatrit, ku publiku do të gjejë një vepër teatrore shqiptare. I njohur në fushën e dramaturgjisë dhe me këtë vepër autori Stefan Çapaliku përcjell jo pak mesazhe në skenën e teatrit “Migjeni”. Premiera erdhi në skenë pas një pune me një kastë aktorësh të njohur, të cilët interpretojnë personazhet e veprës. "Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu", cilësuar si një komedie e verdhë nga autori i saj. Personazhet në vepër interpretohen nga Rita Gjeka, Merita Smaja, Sara Smaja, Kristiana Dodaj, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Simon Shkreli, Nikolin Ferketa, Pllum Gjona, Namik Jahja, Ilir Zoga. Muzika është realizuar nga Fatmir Mesi, skenografia nga Divni Gushta dhe koreografia nga Gjergj Prevazi. Autori dhe regjisori Stefan Çapaliku tregon se vepra teatrore “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu” trajton fatin e njerëzve të teatrit në kohët që janë sot. “Vepra teatrore trajton fatin e njerëzve të teatrit në një kohë si e jona. Ata kurrë nuk na kanë folur për veten. Shpesh i kemi perceptuar si njerëz të lumtur dhe të hareshëm, të aftë për t`i kapërcyer “pengesat” me një buzëqeshje a me moskokëçarje. Kësaj here ata kanë vendosur të demaskohen dhe të na përfshijnë në botën e tyre meskine dhe të epërme, mbushur me ëndrra dhe me dëshira të parealizueshme”, shprehet regjisori Stefan Çapaliku. Sipas dramaturgut në vijim të kësaj ideje shfaqja premierë ka elementë të rëndësishëm dhe muzikën apo kërcimin. “Ndaj dhe shfaqja thërret në ndihmë jo vetëm tekstin dhe mjeshtërinë e aktorit, por edhe muzikën, kërcimin dhe gjithçka tjetër që do t`ju bëjë të merrni pjesë në një teatër total”, shton më tej mbi shfaqje premierë autorit dhe regjisori Stefan Çapaliku.

Shfaqja në Festivalin Ballkanik

Komedia “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu” hap njëkohësisht siparin e shfaqjeve teatrale për këtë vit në teatrin “Migjeni” dhe këtë javë do të vijojë dhe në datat 17,18 dhe 19 shkurt në ora 19:00. Dramaturgu Stefan Çapaliku tregon se kjo shfaqje nuk do të jetë vetëm në skenën e teatrit në Shkodër, por nuk do të mungojë në festivale teatrore dhe do të ketë dhe një tur në gjithë vendin. “Shfaqja pas teatrit të Shkodrës është ftuar të marrë pjesë e të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Teatrit në Bursa të Turqisë. Më pas do të jetë e gatshme për të zhvilluar një tur në Shqipëri”, bën me dije regjisori Çapaliku. Më herët aktorja dhe drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka vlerësoi shumë këtë bashkëpunim me dramaturgun Stefan Çapaliku. Ajo u shpreh se në teatrin që ajo drejton drama shqipe zë hapësirën kryesore. “Ne kemi një orkestër me muzikë në shfaqje. Do të ketë një koreografi të bukur, kostumografia gjithashtu do të jetë shumë e spikatur, sepse bëhet fjalë për një teatër dhe aty ndodh e gjithë ngjarja në vepër”, pohon Gjeka. Teatri “Migjeni” sipas drejtoreshës Gjeka ka në programin e tij në repertor 80 përqind vepra shqiptare dhe kjo është pozitive për jetën artistike të një teatri. Stefan Çapaliku ka sjellë në skenën e teatrit dhe të tjera vepra teatrore që kanë gjetur vlerësimin e publikut. Ai njihet si një nga dramaturgët e vlerësuar shqiptarë veprat e të cilit nuk kanë munguar dhe në skena të huaja të teatrit.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 1961.

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst

Postuar: 16/07/2019 - 07:33

Filmi “Internimi”, me ngjarje që zhvillohen përgjatë viteve ’80 u shfaq premier

Postuar: 16/07/2019 - 07:31

Të shtunën në mbrëmje kishim vendosur të organizonim Festën e mbylljes së stinës teatrore 2018-20

Postuar: 16/07/2019 - 07:29

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizua

Postuar: 16/07/2019 - 07:28

Studiues të letërsisë dhe autorë të saj u bënë bashkë në konferencën shkencore me temë “Let