Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stefan Çapaliku sjell në “Eksperimental” dramën “Jashtë derës” kundër luftës dhe çdo forme tiranie

Postuar: 11/10/2017 - 07:46

Premiera e shfaqjes "Jashtë derës" e autorit Wofgang Borchert me regji të Stefan Çapalikut vjen mbrëmjen e sotme në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Drama e kthimit në atdhe “Jashtë derës” e Wolfgang Borchert është një nga pjesët teatrale më të rëndësishme të periudhës gjermane të pasluftës, e cila i dha famë shkrimtarit deri atëherë të panjohur. Në qendër të veprës protagonisti Beckman, pas mbarimit të luftës, humbet nëpër rrënojat e Hamburgut dhe i klith botës protestën e tij kundër luftës dhe çdo forme tiranie. Sipas regjisorit Stefan Çapaliku kjo vepër është perceptuar dhe si akuzë e një brezi të përjashtuar nga shoqëria. “Pjesa teatrale është perceptuar si një britmë dhe akuzë e një brezi të përjashtuar nga shoqëria e pasluftës dhe të brohoritur nga kritikët. Ajo është përkthyer në mbarë botën në 40 gjuhë”, pohon regjisori Stefan Çapaliku. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Rafael Hoxhaj, Pjerin Vlashi, Nikolin Ferketa, Merita Smaja, Julinda Emiri, Jozef Shiroka dhe Enver Hyseni. Premiera vjen sonte në mbrëmje në skenën e TKES, por regjisori tregon se është një vepër autobiografike. E cila edhe pse është shkruar pas Luftës së Dytë Botërore është aktuale dhe sot. “Vepra e Borchert, një autor i pas Luftës së Dytë Botërore, drama e tij është autobiografike. Autori ka shkruar historinë e një ushtari gjerman që kthehet nga lufta në Rusi, dhe kërkon të riintegrohet në jetën mjerane të pasluftës, por që është e pamundur për shkak të pushtetit, që nuk e njohin dhe nuk duan ta njohin kontributin e individit në shoqëri”, tregon regjisori Stefan Çapaliku. Vepra vjen në skenë dhe në kuadër të tetorit Gjerman. Është përkthyer nga Afrim Koçi, skenograf Divini Gushta, kompozitor Agron Shala dhe koreografia nga Gjergj Prevazi. Këtë herë personazhin kryesor regjisori Stefan Çapaliku ia ka besuar aktorit Rafael Hoxhaj. “Personazhi kryesor është një i ri dhe ai luhet nga aktori i ri Rafael Hoxhaj. Ka rolin kryesor në këtë dramë, një zbulim dhe një talent”, pohon mes të tjerave regjisori Çapaliku. Kjo shfaqje që sonte ka premierën në skenën e teatrit në Tiranë do të vijojë dhe në skena të qyteteve të tjera. Në datën 12 tetor do të jetë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Më pas do të jetë në datat 14 dhe 15 tetor në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.

Aktori Ferketa: Vepra aktuale

Pjesë e shfaqjes aktori Nikolin Ferketa vjen në këtë vepër me tre personazhe. Njëkëmbëshi, dhëndri i shtëpisë dhe drejtori i estradës, janë tre personazhet që regjisori Stefan Çapaliku i ka besuar aktorit të talentuar të skenës Nikolin Ferketa. Aktori tregon se nuk ka qenë një punë e lehtë. “Ka qenë punë pak e vështirë, sepse do bësh tri personazhe përnjëherësh dhe çdo gjë bëhet reale në skenë, ndërrimi i kostumeve. Përfshirja në gjendjen e personazhit brenda një kohe të shkurtër. Është pak e vështirë, por e bukur”, pohon aktori. Këtë herë me tre role në vepër aktori vlerëson jo pak dhe mesazhin që përcjell shfaqja. “Edhe pse drama është shkruar mbas Luftës së dytë Botërore ajo është mjaft aktuale në ditët e sotme. Një person, i cili kërkon të civilizohet në shoqëri, por ajo e lë jashtë saj. Është vepër e shkruar rreth vitit 1942-‘43”, tregon më tej aktori. Në shfaqje ai interpreton "Njëkëmbëshin", i cili ka qenë në ushtri me Beckman. “Ai ka ndjekur urdhrat e Beckmanit dhe nga ai mbetet me një këmbë”, tregon aktori për personazhin e tij. Dhëndri i shtëpisë është një personazh, i cili thjesht shikon sesi Beckmani bëhet diktator në shtëpinë e Kolonelit dhe as ai vetë nuk mund ta menaxhojë situatën dhe diktaturën, që Beckman vendos në atë shtëpi. Roli i tretë është drejtori i estradës, që është personazhi i cili Beckman vjen të kërkojë punë, por ai "tallet" me të dhe në fund nuk e pranon. Pra tregon arrogancën e tij si drejtor estrade, duke e lënë në rrugë dhe duke mos e përkrahur për të gjetur një vend pune, ku tregohet se si Beckman si personazh nuk pranohet në shoqëri dhe braktiset nga një shoqëri e degraduar.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:54

Kisha e Shën Kollit në fshatin Vodicë të Kolonjës do të restaurohet. Prej disa ditësh kanë nisur punimet.

Postuar: 18/08/2019 - 07:52

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokas

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.