BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Stefan Çapaliku, në Galerinë Kombëtare të Arteve për ekspozitën “Prova”

Stefan Çapaliku, në Galerinë Kombëtare të Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku. GKA shprehet se kjo bisedë vjen në vijim dhe të tjerave, që janë zhvilluar më parë. “E teta në ciklin e bisedave, që do të shoqërojë ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit”, thuhet në njoftimin e GKA. Stefan Çapaliku u lind në Shkodër, në vitin 1965. Më 1988 diplomohet për filologji shqipe në Universitetin e Tiranës. I pason studimet në Itali, Çeki dhe Angli. Në vitin 1996 përfundon doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka qenë profesor i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 ishte drejtor i Departamentit të Librit në Ministrinë e Kulturës. Që nga viti 2005 punon si studiues në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Nga viti 1995 merret sistematikisht me teatër. Tekstet dhe shfaqjet e tij janë dhënë në disa festivale ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime. Disa nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhët kryesore europiane. Stefan Çapaliku u shpall nga Ministria e Kulturës si dhe nga ente të tjera të specializuara si dramaturgu më i mirë për vite me rradhë. Kohët e fundit krijimtaria e tij është shtrirë edhe në fushën e regjisë së teatrit dhe filmit. Ekspozita e personale e artistit në GKA është kuruar nga Adam Budak. “Prova” një titull i përbashkët për ekspozitën dhe punën më të fundit në video të artistit, është një koleksion auto-portretesh, ndoshta gjesti politik më i pjekur dhe më radikal i artistit, shpreh urgjencën për të ndërmarrë veprime dhe tregon gatishmërinë për të aktivizuar ndjenjën e përgjegjësisë qytetare. Në tekstin shpjegues të ekspozitës, thuhet se këtu Paci përcakton hapësirën e paraqitjes Arendtiane, ku procesi i ndërtimit të qytetërimit, si dhe politika e njohjes janë përsëritur dhe rivendosur. ““Prova” është një ushtrim, një përpjekje, një tundim, agjenci dëshire e madhe dhe e gjatë. “Prova” është një testim, një veprim i hartëzimit të mundësive dhe shanseve, zbulimit të potencialeve dhe zotërimit të aftësive, premtim për një performancë të suksesshme që do të vijë. “Prova” është një provë gjithashtu, një dokument i një përvoje të jetuar, dëshmuar, rivendosur. Ky është kulmi në oeuvre-ën e Pacit, një iniciativë dhe një sintezë përfundimtare, me fjalët e vetë artistit: "një moment tensioni si një metaforë për botën dhe gjendjen e saj në transformim te vazhdueshëm"”, thuhet për ekspozitën, që u çel për publikun.