BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Strakosha u kundërpërgjigjet kritikëve: Po më marrin nëpër gojë ata që nuk e njohin fushën

Strakosha u kundërpërgjigjet kritikëve: Po më marrin

Pas kthimit nga pandemia e koronavirusit, shumë lojtarë të Kombëtares lanë shije të mirë me skuadrat e tyre në kampionate të ndryshme europiane. Madje trajneri Edi Reja ka shprehur kënaqësi për paraqitjen e tyre, aq sa nuk i ka kursyer elozhet për lojtarë të veçantë. Natyrisht, vëmendja shkon tek titullarët kuqezi e midis tyre është dhe portieri Tomas Strakosha, i cili është pjesë e organikës së Lacios prej tre vjetësh, duke qenë një titullar i padiskutuar i ekipit bardhekaltër. Por ecuria jo e mirë e ndeshjeve të fundit, ka bërë që edhe gardiani kuqezi të marrë kritika, gjë që nuk i kanë pëlqyer. Ndërkohë, mbrojtësit Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla, po studiojnë tregun dhe nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes, paçka se kapiteni i Kombëtares Hysaj po shqyrton edhe mundësinë e rinovimit me Napolin.

Strakosha s’i pranon kritikat

Thomas Strakosha u përgjigjet të gjithë kritikëve pas fitores së thellë me shifrat 1-5 që arriti Lacio në transfertën ndaj Veronës në javën e 36-të të Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare thumboi ata persona që e kanë kritikuar për gabimet e tij në fushë duke e parë nga televizori apo nga celulari. Strakosha është i kënaqur me paraqitjet e tij në aspektin personal gjatë kësaj periudhe dhe sidomos me ato të Lacios që arriti të sigurojë edhe matematikisht kualifikimin në Champions League. “Lacio e meritoi fitoren duke luajtur shumë mirë. Më vjen keq që pësuam gol, sipas meje as penalltia e Veronës nuk ishte. Ia krijuam vështirësitë vetes. Pas kualifikimit në Ligën e Kampioneve kemi qenë më të qetë mendërisht dhe u pa edhe ndaj Veronës kur fituam me një rezultat kaq të thellë që mungonte prej shumë kohësh. Kritikat nuk i dëgjoj, nuk më interesojnë. Trajnerët më thonë gjithmonë kur gaboj dhe unë dëgjoj vetëm ata. E di se ku duhet të përmirësohem. Është e thjeshtë të kritikosh para televizorit apo një celulari. Do të dëshironin që të ishin në vendin tim. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu te Lacio dhe mundohem që të mos humbas kurrë përqendrimin deri në minutën e 95-të. Unë jam i lumtur, futbolli është jeta ime. E di se kur paraqitem mirë dhe kur jo”, tha Strakosha.

Vlerësimi/ Reja beson se Kumbulla nuk ishte gati për Napolin

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, është i sigurt se Marash Kumbulla do të ketë një të ardhme të madhe në futbollin italian. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, edhe pse vetë i ka dhënë deri tani pak minuta në dispozicion talentit shqiptar, ka bindjen e plotë se ka përpara syve një futbollist që do të bëhet një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. “Është e kotë të rreshtojmë cilësitë e Kumbullës, ai është një lojtar me perspektivë, mban kokën lart, ka karakter, personalitet dhe teknikë. Ai është në rregull nga çdo pikëpamje dhe mendon vetëm si të luajë futboll, që është shumë e rëndësishme. E cilësoj që tani një lojtar të madh, një lojtar të një skuadre të nivelit mesatarisht të lartë. Në fakt, Napoli e kishte mbyllur gjithçka për të, por pastaj Marashi preferoi të priste pak pasi nuk e ndjente veten gati. Aty e kam kuptuar se është i matur. Ai e di që është i ri dhe ka nevojë që të gjejë dimensionin e duhur që të mund të luajë e të rritet”, tregoi Reja në mediat italiane.

Hysaj i paqëndrueshëm, kërkon rinovim me Napolin, ndikoi goli me Sasuolon

Mësohet se mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli. Pas golit të parë në karrierë në Serie A ndaj Sasuolos të shtunës por edhe të parit për të në Serie A, kapiteni i kombëtares shqiptare duke iu referuar asaj që shkruan gazeta “Il Mattino”, është i lumtur me Gatuzon në drejtimin e Napolit dhe kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me të kaltrit. Gjithsesi që kjo të ndodhë Hysaj duhet të rinovojë kontratën me klubin jugor e cila i skadon në verën e vitit 2021. Për momentin ende nuk ka asnjë tratativë mes palëve përsa i përket një zgjatjeje të mundshme të bashkëpunimit, edhe Hysaj e dëshiron diçka të tillë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te Roma me Napolin që është i gatshëm ta zëvendësojë me Faraonin e Hellas Veronës.