BREAKING NEWS

“I intereson që të kishte gjakderdhje”/ Meta deklaratë tronditëse, flet për skenar trazirash: I intereson lobit serb dhe prorus në Uashington, prova e dokumente të forta do i bëj publike në...

“I intereson që të kishte gjakderdhje”/ Meta
x

Kultura

Strategjia e Ministrisë së Kulturës, institucionet në varësi të degraduara dhe me pajisje të amortizuara, rrezikohen shumë vepra kulturore

Strategjia e Ministrisë së Kulturës, institucionet në

Ministria e Kulturës ka pranuar se fusha që ajo mbulon është e mbushur me shumë probleme. Edhe pse janë të shumtë artistët që tregojnë se ka një kaos në aspektin kulturor, ministria në shumë raste ka reaguar kundër madje dhe ndaj mediave. Megjithatë këtë herë është vetë ministria që e pranon se gjërat nuk janë shesh me lule. Gazeta ka siguruar strategjinë e punës së kësaj ministrie deri në vitin 2025, ku jepet një panoramë e situatës. Aty pranohet se institucionet në varësi kanë shumë probleme dhe për pasojë jeta kulturore është në rrezik. “Problematikat me të cilat ballafaqohen institucionet kulturore në përgjithësi dhe ato të varësisë së Ministrisë së Kulturës në veçanti janë ambientet e degraduara dhe pajisjet e amortizuara, të cilat krijojnë vështirësi në ushtrimin e veprimtarisë dhe misionit të institucionit, por dhe vënë në rrezik objektet e artit dhe trashëgimisë që ato trajtojnë. Sfida ka të bëjë me vështirësinë financiare për investime kapitale në të gjitha institucionet kulturore të varësisë, njëherazi me qëllim ndërhyrjet infrastrukturore, rindërtimet dhe përditësimin e pajisjeve të teknologjisë sipas standardeve moderne, në përshtatje të funksionit të institucioneve në një ekonomi tregu të formatit të ri të konsumit kulturor”, thuhet në strategji. Një tjetër aspekt që theksohet është mungesa e cilësisë. Në strategji theksohet se stafet kanë nevojë për shumë trajnime për fusha të caktuara, gjë që nuk ndodh në shumë raste. “Problemi me të cilin ballafaqohen institucionet kulturore të varësisë si dhe operatorët e pavarur është mungesa e aftësive të transversale për t’u përballur me aspekte të ndryshme të procesit të zbatimit të projekteve kulturore, nisur që nga thithja e fondeve, menaxhimi i projekteve, njohja e ligjeve dhe rregulloreve që aplikohen për fusha të ndryshme të veprimit, aftësi sipërmarrëse në sektorin e kulturës, etj. Gjithashtu mungesa brenda vendit e ofertave për trajnime specifike, vështirëson ose bën të pamundur ngritjen e kapaciteteve njerëzore pa qenë e nevojshme dalja jashtë shtetit”, theksohet më tej.

Bashkëpunimi me pushtetin vendor

Një tjetër problematikë që evidentohet është mungesa e duhur e bashkëpunimit me pushtetin vendor. Në shumë raste institucionet e kulturës në rrethe janë në varësi të bashkisë dhe kjo e bën të detyrueshme koordinimin mes MK dhe bashkive, edhe sipas strategjisë, në disa raste nuk funksionon. “Decentralizimi dhe delegimi i kompetencave nga niveli qendror tek niveli vendor, ka rezultuar në ndarje të institucioneve të kulturës që menaxhohen dhe financohen nga këto dy instanca, duke krijuar kështu mangësi në aspektin e bashkëpunimit të institucioneve kulturore të dy niveleve, por edhe në ndikimin dhe autoritetin e Ministrisë së Kulturës si organi

politikbërës në fushën e kulturës. Rivendosja e bashkëpunimit të ngushtë mes dy pushteteve, me qëllim mirëkoordinimin e aktiviteteve dhe angazhimeve, në shërbim të qytetarëve në përgjithësi dhe grupeve të ndryshme të interesit në veçanti, është sfida që do të trajtohet përmes planeve të

veprimit për zbatim të dokumentit strategjik dhe projekteve të përbashkëta në zbatim të

politikave qendrore dhe vendore në fushën e kulturës dhe turizmit kulturor”, theksohet në dokument.

Synimet e ministrisë

Ministria e Kulturës i ka ngarkuar vetes disa detyra deri në vitin 2025, ku nëse realizohen, pritet të ketë ndryshime të shumta në fushën e kulturës. Një ndër objektivat kryesorë është përmirësimi i kuadrit ligjor. Në këtë aspekt synohet: Hartimi dhe miratimi i Ligjit për Pensionet e Profesioneve të vështira, i cili trajton kërkesat e vazhdueshme të institucioneve dhe të artistëve për uljen e moshës së pensionit për disa kategori të punonjësve, në fusha të ndryshme të artit; Reformimi i Ligjit të Artit dhe Kulturës me qëllim përfshirjen e kapitujve të rëndësishëm

si stimujt financiarë për aktivitetet kulturore, përjashtimin e të gjitha institucioneve, që

kryejnë aktivitetet kulturore nga prokurimi publik për aktivitete kulturore, etj.; Reformimi i Ligjit për Kinematografinë me qëllim, midis të tjerash, përfshirjen e stimujve për sektorin kinematografik për bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit në vend; Reformimi i ligjit për të drejtën e autorit dhe të tjera të ndërlidhura me to, me qëllim

përditësimi sipas kuadrit ligjor, bazuar kërkesave të Acquie-ve, por dhe zgjidhjen e

problematikave të shfaqura gjatë implementimit të ligjit aktual, dhe shumë ndryshime të tjera.

Ruajtja e trashëgimisë

Objektivi i dytë është rehabilitimi i trashëgimisë arkitektonike dhe peizazhit përmes

rritjes së numrit të monumenteve të rehabilituara. “Me synim ruajtjen dhe mbrojtjen e integruar të tërësisë së vlerave të trashëgimisë kulturore, si dëshmi e vlerave të trashëguara nga e kaluara, si shprehi e identitetit kombëtar dhe si pasuri e traditës kolektive, dokumenti strategjik përcakton paketën e projekteve për restaurimin, ruajtjen dhe konservimin e objekteve- monument kulture, bazuar në programet dhe prioritetet sektoriale dhe qeveritare. Monumentet në risk, kthimi i vlerës së investuar, zhvillimi i zonës administrative, ku ndodhet monumenti, nëpërmjet turizmit, krijimit të bizneseve të reja, punësimit, etj., janë disa nga kriteret në bazë të të cilave përcaktohen

prioritetet e restaurimeve të monumenteve. Pjesë e këtyre kritereve, janë edhe projektet për

rrjetëzimin e qendrave historike dhe qendrave muze, në pjesët urbane dhe rurale të vendit.

Dokumenti strategjik përcakton disa mekanizma për krijimin e kushteve për funksionimin e tregut të pasurive kulturore të luajtshme apo të paluajtshme”, thuhet në dokument.