BREAKING NEWS

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik
x

Kultura

Strategjia kombëtare për kulturën, ja institucionet ku do të ndërhyhet, nga biblioteka e Teatri i Kukullave, te Burgu i Spaçit

Strategjia kombëtare për kulturën, ja institucionet ku do të

Strategjia kombëtare për kulturën 2019-2025, parashikon sipas Ministrisë së Kulturës krijimin e mjedisit të favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve kulturore dhe krijuese në sektorin publik dhe privat. Problematikat me të cilat ballafaqohen institucionet kulturore në përgjithësi dhe ato të varësisë së Ministrisë së Kulturës në veçanti janë ambientet e degraduara dhe pajisjet e amortizuara, të cilat krijojnë vështirësi në ushtrimin e veprimtarisë dhe misionit të institucionit, por dhe vënë në rrezik objektet e artit dhe trashëgimisë që ato trajtojnë. Në strategjinë 2019-2025, sfida ka të bëjë me vështirësinë financiare për investime kapitale në të gjitha institucionet kulturore të varësisë, njëherazi me qëllim ndërhyrjet infrastrukturore, rindërtimet dhe përditësimin e pajisjeve të teknologjisë sipas standardeve moderne, në përshtatje të funksionit të institucioneve në një ekonomi tregu të formatit të ri të konsumit kulturor. SKK 2019-2025 dhe plani i veprimit synon konceptimin e një udhërrëfyesi për zhvillimin e sektorit të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe industrisë krijuese, me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim individual, social dhe shtetëror. Qëllimi i parë i politikës, që do të ndjekë ministria në këto vite, është përmirësimi dhe zgjerimi i tregjeve kulturore përmes legjislacionit nga i cili do përfitojnë krijuesit, krijimtaria artistike dhe kulturore dhe trashëgimia kulturore sipas objektivave specifike. “Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm ligjor e institucional për zhvillimin e artit dhe kulturës”, thuhet në këtë dokument. Qëllimi i dytë i politikës, është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë materiale dhe jomateriale kulturore me objektiv specifik atë të rehabilitimit të trashëgimisë arkitektonike dhe peizazhit përmes rritjes së numrit të monumenteve të rehabilituara. Qëllimi i tretë, ka të bëjë me nxitjen dhe përfaqësimi i vlerave kulturore të arteve dhe trashëgimisë (materiale dhe jomateriale) shqiptare në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare dhe prezantimi i praktikave më të mira me objektiva specifike si promovimi i vlerave të artit dhe trashëgimisë kulturore. Në dokumentin e përgatitur nga Ministria e Kulturës, qëllim i katërt është mbështetje e krijimtarisë së artistëve shqiptarë dhe shtimi i veprimtarive kulturore dhe artistike, me objektiv specifik rritjen e interesit të publikut ndaj programeve kulturore përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, produkteve si dhe cilësisë artistike. Sipas ministrisë, hartimi i projekt ideve për ngritjen e institucioneve të artit dhe trashëgimisë, si dhe qendrat e reja kulturore është masa e bazuar në politikat dhe prioritetet. “Projektet që do hartohen janë Biblioteka Kombëtare, Teatri i Kukullave, Qendra Hebraike dhe projekti për ri jetësimin e Burgut të Spaçit në një qendër të kulturës”, thuhet në këtë dokument.

 Zbatimi dhe monitorimi i strategjisë

Zbatimi dhe monitorimi i strategjisë kombëtare do të udhëhiqet nga ministri i Kulturës, përmes dy organeve. Komiteti Ndërministror për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019-2025 dhe Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor, kuadër i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, në Ministrinë e Kulturës. Në Komitetin Ndërministror për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Kulturën (KNZSKK) 2019-2025 përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve kulturore të varësisë, si anëtarë të tjerë të Komitetit, në nivel zëvendësministri, janë përfaqësues nga ministritë e linjës dhe institucionet, veprimtaritë dhe buxheti i të cilave direkt apo indirekt ndikojnë në sektorin e kulturës. Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor do të ketë për detyrë ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme për zbatimin e planit të veprimit dhe realizimin e masave të parashikuara në dokumentin strategjik, si dhe raportimin periodik të zbatimit. Përfshirja e qytetarëve, grupeve të interesit dhe pjesëtarëve të sektorit të kulturës në procesin e zbatimit të dokumentit strategjik do të sigurohet përmes takimeve të rregullta me operatorë të pavarur, përfaqësues të shoqërisë civile vendase, universitete, njësi të qeverisjes vendore, si dhe komunitete lokale. Meqenëse strategjia kombëtare për kulturën 2019 - 2025 mbulon një periudhë shtatë vjeçare, dokumenti strategjik do të jetë subjekt i rishqyrtimit çdo dy vjet, në varësi të qëllimeve të përcaktuara dhe nivelit të realizimit të masave të parashikuara. Procesi i përtëritjes së dokumentit iniciohet nga propozimet dhe vendimet alternative të nxjerra në konsultim me KNZSKK, dhe grupet tjera të interesit. Rolin e sekretarisë për Komitetin Ndërministror e ka Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor. KNZSKK, mblidhet çdo dy muaj për të raportuar dhe njoftuar mbi nivelin e zbatimit të masave.