Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Streha Mes Reve” fiton “Global Vision Award” në SHBA

Postuar: 20/03/2019 - 07:25

Filmi “Streha Mes Reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është shpallur fitues i çmimit “Global Vision Award” në “Cinequest Film Fest” në San Jose SHBA. “Streha Mes Reve”, filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit Robert Budina e ka pasur premierën e tij botërore në festivalin e filmit të kategorisë A “Tallinn Black Nights”.

Në filmin “Streha Mes Reve”, interpreton aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj (i njohur për: Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows) në rolin kryesor atë të Besnikut. Filmi tregon historinë e Besnikut, një bari, i cili po kujdeset për të atin, një ish komunist, në një fshat në Shqipërinë e Veriut. Atje ku fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar paqësisht, Besniku është një mysliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin ortodoks në Greqi. Edhe pas zbulimit se xhamia e vjetër e fshatit ishte një kishë dhe se ndërtesa ishte në të vërtetë e ndarë nga dy fetë në të kaluarën, qetësia e jetës së përditshme mund të ruhet vetëm me ndihmën e Besnikut. Megjithatë, pas vdekjes së babait të tij, ndryshimet drastike kërcënojnë familjen e Besnikut dhe bariu është i detyruar të krijojë rrugën e tij. Filmi është financuar nga QKK dhe prodhuar nga producentja Sabina Kodra (Era film) në bashkëprodhim me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani (Digital Cube).

Filmi  “Streha Mes Reve” u xhirua nga drejtori i fotografisë së Radu Jude, Marius Panduru (i cili gjithashtu ka xhiruar filmin “Album”, triumfues në festivalin e filmit të Sarajevës në 2014), montazhier Ştefan Tatu (Wolf) dhe kompozitor Marius Leftarache. Kasti filmik përbëhet po ashtu edhe nga aktorë të tjerë të njohur si Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti, etj. Filmi e pati premierën në Shqipëri në datën 13 dhjetor 2018. Me skenar dhe regji nga Robert Budina mesazhi kryesor që mbart “Streha Mes Reve”, është besimi në Zot, në vete, dhe tek të tjerë. Në shënimet e tij regjisori Robert Budina shkruan se nuk ka dashur që të realizoj një film mbi fenë e aq më pak historik. “Nuk doja gjithashtu asesi të bëja një film mbi bashkëjetesën e veçantë fetare apo traumat që la sistemi komunist në Shqipëri. Doja të bëja një film personal, intim, subjektiv mbi raportet e individit me komunitetin, familjen, fenë, dashurinë, zotin dhe natyrën”, shprehet regjisori.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:54

Në Ditën Botërore të Librit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri.

Postuar: 24/04/2019 - 07:52

 Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me skenar dhe regji nga Marco L

Postuar: 24/04/2019 - 07:49

Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se te “arTurbina” nuk do të pranojë kurrë të shko

Postuar: 23/04/2019 - 07:42

Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në s

Postuar: 23/04/2019 - 07:41

Në “Moscow International Film Festival” u shfaq premiera botërore e filmit artistik &

Postuar: 23/04/2019 - 07:39

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Ar

Postuar: 23/04/2019 - 07:38

Shkrimtarë dhe studiues sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit shprehen se ndihen të larguar nga Mi