BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Kultura

“Streha mes reve” me regji nga Robert Budina, premierë për publikun në kinema

“Streha mes reve” me regji nga Robert Budina, premierë për

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dhjetor vjen premierë për publikun në kinematë e Tiranës. Me skenar dhe regji nga Robert Budina mesazhi kryesor që mbart “Streha mes reve”, është besimi në Zot, në vete, dhe tek të tjerë. Mbrëmjen e datës 13 dhjetor filmi shfaqet për një publik të ftuar në kinema Millennium, dhe producentja Sabina Kodra bën me dije se do të jetë i pranishëm dhe aktori i njohur Arben Bajraktaraj, që ka rolin kryesor. “Streha mes reve" bazohet në një histori të vërtetë, ku kritika botërore e mirëpriti filmin shqiptar. Në këtë film ka një kast të përzgjedhur aktorësh, Arben Bajraktaraj (i njohur për "Taken", "Harry Potter" dhe "Deathly Hallows") vjen në rolin kryesor, atë të Besnikut, për të vijuar dhe me Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti, etj. I shfaqur më parë premierë botërore në “Tallinn Black Nights Film Festival” në Estoni, një tjetër kritikë për “Streha mes reve” vjen nga revista e kinemasë “Film Is A Fine Affair”. “Humanizmi dhe problemet familjare ndeshen në filmin shqiptar të Robert Budinës, “Streha mes reve”. Ka më shumë se sa një mënyrë për të treguar se bashkëjetesa fetare është ende një proces i brishtë dhe ekziston një mënyrë e vetme (që përsëritet në shumë mënyra) tek “Streha mes reve” për të treguar se komunizmi me praktikat e tij autoritare i bëri bashkë të gjitha problemet. Epoka e demokracisë dhe globalizimit, ka sjellë mënyra të reja, por që jo domosdoshmërisht janë më të mirat për pjesëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë", shkruhet në revistën e kinemasë. Në materialin përgatitur nga “Film Is A Fine Affair” më tej cilësohen dhe dinamika  e skenave familjare. “Pikat më të forta të “Strehës mes reve” vijnë nga dinamika e skenave familjare, si dhe nga enigma e performancës së Arben Bajraktaraj midis një dijetari të urtë dhe budallait të fshatit. Ai duket më shumë një njeri i humbur (se sa një besimtari i devotë) që shprehet si në regjistrat e lartë ashtu edhe të ulët. Ai ndihet i brishtë, i qetë kur është me dhitë dhe i tensionuar kur njerëzit vijnë për të ndarë shtëpinë. Jo dhe aq realizëm magjik, se sa një betejë individuale, gjysmë e fituar humaniste e Besnikut kundër interesave realiste të të tjerëve”, vijon shkrimi. Filmi do të shfaqet për publikun nga 14 dhjetori në kinema Millennium, kinema Imperial ( ish kinema Agimi) si dhe në kinema Cineplexx.

Puna me filmin

Në shënimet e tij regjisori Robert Budina shkruan se nuk ka dashur që të realizoj një film mbi fenë e aq më pak historik.  “Në historinë e vonë të Shqipërisë shfaqet regjimi komunist, i cili shkatërroi pjesën më të madhe të vendeve të kultit, burgosi dhe vrau përfaqësuesit e klerit, duke u përpjekur të shkatërrojë memorien fetare të vendit dhe ta zëvendësojë atë me “fenë” e vet komuniste. Pra unë doja ta shfrytëzoja historinë e hershme dhe të vonë të Shqipërisë, e cila në të dyja rastet është shumë e veçantë, për të realizuar një film i cili i flet një audience shumë të gjerë botërore. Por nuk doja gjithashtu asesi të bëja një film mbi bashkëjetesën e veçantë fetare apo traumat që la sistemi komunist në Shqipëri. Doja të bëja një film personal, intim, subjektiv mbi raportet e individit me komunitetin,  familjen, fenë, dashurinë, zotin dhe natyrën”, shprehet regjisori. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë.  Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. “Streha mes reve” financuar nga QKK Shqipëri është në bashkëprodhim me Digital Cube Rumani./Julia VRAPI