Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Streha mes reve”, nderohet me tre çmime në “PriFest”

Postuar: 23/07/2019 - 07:34

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina në “PriFest” në Prishtinë u nderua me tre çmime. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se në vlerësime ishin dhe aktorët e filmit. ““PriFest” ul tiparin. “Streha mes reve” nga Robert Budina nderohet me tre çmime. Filmi më i mirë ballkanik, aktori më i mirë Arben Bajraktari dhe aktorja me e mirë Irena Cahani. Suksese autorëve dhe ekipit”, shprehet QKK. Me producente Sabina Kodra filmi “Streha mes reve” ishte premierë botërore në “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. “Streha mes reve” është financuar nga QKK Shqipëri dhe është në bashkëprodhim me Digital Cube Rumani. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Në ditët e festivalit në Prishtinë, në qendrat kulturore u shfaqën 70 filma premierë, prej tyre 7 botërore e 5 ndërkombëtare. Edhe këtë edicion të 11-të nuk munguan të ftuarit special të industrisë së filmit. Filmi, i cili hapi festivalin ishte “Fusha e Mëllenjave” nga regjisorja Arzana Kraja, njëherësh film debutues i regjisores. Filmi ndërlidhet me personazhin Syla, i cili fal idealizmit nacional humbi të tashmen dhe të ardhmen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, ku ishin mjaft foto të rralla dhe dëshmi nga kalvari i vuajtjeve në plot 14 qend

Postuar: 22/08/2019 - 07:34

Kinemaja verore prej një muajsh ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit, i cili është i mbushur

Postuar: 21/08/2019 - 17:05

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka

Postuar: 21/08/2019 - 08:52

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e

Postuar: 21/08/2019 - 08:50

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë

Postuar: 20/08/2019 - 07:37

Në Gjirokastër zbriti eventi i radhës i “Open Cinema”.

Postuar: 20/08/2019 - 07:34

Beteja për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar duket se do të jetë e gjatë.