BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Streha mes reve,” në garën e festivalit “Fajr International Film Festival” në Teheran

“Streha mes reve,” në garën e festivalit “Fajr

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është pjesë e garës zyrtare në “Fajr International Film Festival” në Teheran, Iran. Filmi shqiptar konkurron për filmi më i mirë, mes realizimeve të tjera të huaja kinematografike. Për regjisorin Robert Budina “Fajr International Film Festival” është një nga festivalet më të mëdhenj të Lindjes së Mesme. “Filmi është në garën zyrtare të këtij festivali dhe konkurron për filmi më i mirë. Ky është një nga festivalet më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe është shumë e rëndësishme, sepse zhvillohet në Iran, ku kinemaja iraniane ka rreth 30 vjet që është në majat e kinemasë botërore. Në atë festival marrin pjesë të gjithë regjisorët iranianë dhe është shumë i ndjekur edhe nga kritika iraniane, por edhe ajo botërore. Kanë dhe një juri me emra të njohur në kinematografisë botërore”, tregon regjisori Robert Budina. Festivali këtë vit zhvillon edicionin e 37 nga data 18 deri më 26 prill në Teheran. Filmi shqiptar “Streha mes reve” deri tani ka marrë pjesë në disa festivale. Për regjisorin e njohur Robert Budina festivali ka rëndësi dhe për faktin se aty janë dhe distributorë të rëndësishëm. Por gjatë ditëve të festivalit ku Budina do të jetë vetë prezent ai shprehet se do të zhvillohen dhe takime për filmin. “Fajr International Film Festival” i takon atyre festivaleve shumë të mëdhenj dhe me shumë influencë në shitjen e filmit, por kjo është e rëndësishme, sepse aty ka distributorë dhe ka njerëz që janë të interesuar për ta shpërndarë filmin nëpër territore të ndryshme, dhe ky është suksesi i madh. Unë do të rri një javë atje në festival, sepse jo vetëm prezantohet filmi, por zhvillohen dhe workshope për temat e filmit me njerëz, me studentë, pra është çdo ditë me disa takime”, vijon të tregojë më tej regjisori Robert Budina. Më herët filmi “Streha mes reve” i regjisorit Robert Budina ka fituar çmimin Global Vision Award në Cinequest Film Festival.

 Historia e filmit “Streha mes reve”

Me producente Sabina Kodra filmi “Streha mes reve” ishte premierë botërore në “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, emra që janë të vlerësuar dhe në botë me kinemanë. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. “Streha mes reve” është financuar nga QKK Shqipëri dhe është në bashkëprodhim me Digital Cube Rumani. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre.  Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.

Nga Julia Vrapi