BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Studim për mozaikët, në vëllimin “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë”

Studim për mozaikët, në vëllimin “Korpusi i

Vëllimi i parë i serisë “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë”, një botim i cili i dedikohet mozaikëve në qytetin antik të Butrintit me autor Agron Islami dhe Marie-Patricia Raynaud në promovim mblodhi specialistë të trashëgimisë kulturore, përfaqësues të institucioneve e më gjerë. “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” është një seri vëllimesh, të cilat pasqyrojnë rezultatet e punës disa vjeçare të hulumtimit në terren të dyshemeve me mozaik (mozaikë, opus sectile dhe veshje me pllaka ose plloça) në të gjithë territorin e Shqipërisë. Botimi përmban një format të madh ku përfshihen planimetri të lexueshme dhe dokumentacion fotografik i shfrytëzueshëm me ngjyra. Publikimi pasqyron një inventar të detajuar të të gjithë mozaikëve në Butrint të dokumentuara sipas fishave të dedikuara për këtë tipologji. Aktivitetin në Muzeun Historik Kombëtar e përshëndeti edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila tha se botimi i këtij libri është një iniciativë, të cilën e ka ndjekur me shumë interes. “Ne kemi një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme, me vlera që dalin gjithmonë edhe më shumë në pah. Çdo moment që ne promovojmë një studim, një punim që ka të bëjë me një fushë specifike të trashëgimisë kulturore, siç janë mozaikët, është jo vetëm vlerësim, jo vetëm promovim për trashëgiminë kulturore shqiptare, por është njëkohësisht edhe një shkollë dhe një manual pune për studentët apo restauratorët e ardhshëm”, tha Kumbaro. Më tej ministrja e Kulturës përgëzoi të dy autorët e këtij libri, dhe shprehu falënderimet për Marie-Patricia Raynaud për ndihmesën e saj në botimin e vëllimit. “Kjo tregon në fakt se kultura nuk ka pasaportë. Kultura është vetë pasaporta më e mirë për komunikimin midis specialistëve, por edhe midis vendeve”, përfundoi në fjalën e saj Ministrja Kumbaro. Ky është një nga botimet e para që ndodh në këtë fushë, me të cilin kurorëzohen 5 vite punë, të stafit të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe ekspertët francez, ku specialistë kanë vite që punojnë dhe studiojnë në terren, duke sjellë një punë të denjë kërkimore dhe me vlerë të këtyre mozaikëve. Në promovimin e vëllimit “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” të pranishmit kishin mundësi të shikonin edhe një ekspozitë me foto të studimit të realizuar mbi mozaikët. 

Më të lexuarat