BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x

Kultura

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Konferenca shkencore "Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi" bëri bashkë studiuesit e letërsisë. Organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare, i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), fjalën e hapjes e mbajti prof. as. dr. Evalda Paci, përgjegjëse e departamentit. Në fjalën tij, prof. dr. Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, si nga veprimtaritë kryesore të këtij departamenti, bashkë me shtjellimin e interesit që paraqisnin për studimet letrare propozimet për kontribute , që ishin pjesë e programit të saj. Në seancën plenare kumtuan prof. dr. Tomorr Plangarica (Mbi disa koncepte të përpunuara në shkencat e ligjërimit që ndihmojnë në shqyrtimin e tekstit/diskursit letrar), prof. as. dr. Evalda Paci (Dëshmi të hershme shkrimore të shqipes në vështrime të studiuesve të historisë së letërsisë shqipe), prof. dr. Laura Smaqi ("Doktor Gjëlpëra" dhe gazeta "Dielli", lexime të kryqëzuara), prof. as. dr. Meliza Krasniqi (Poezia e shkrimtareve shqiptare në Kosovë (1945-1990)), prof. dr. Merita Gjokutaj (Probleme të zhvillimit të letërsisë shqipe për fëmijë), phd. Fikret Ramadani “Utopia letrare dhe studimet në proces”. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se u nënvizuan në këtë seancë çështje të ndërlidhjes së studimeve letrare me shkencat e ligjërimit, çështje të reflektimit të njohjes së teksteve të vjetra shqipe në vëzhgimet e studiuesve të periudhave të caktuara, çështje të shkrimtarisë së autorëve të viteve ‘30 përmes veprash të rëndësishme të tyre, etj. “U vijua më pas me seancat paralele, në të cilat pati një shtjellim tematikash që qaseshin ndaj historisë së studimeve letrare në traditën tonë, ndaj aspektesh të shkrimtarisë së autorëve të caktuar të letërsisë shqipe, ndaj nënvizimit të përfshirjes më të gjerë të disa prej tyre në historinë e letërsisë së shkruar shqipe, ndaj letërsisë shqipe në trevat jashtë Shqipërie”, thuhet më tej nga ASA. Konferenca u zhvillua në vijim të veprimtarisë së këtij instituti, pjesë e ASA-s.