BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Studimi për historinë dhe kulturën arbëreshe, bashkëpunim mes institucioneve

Studimi për historinë dhe kulturën arbëreshe,

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për studimet për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh. Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë nga kryetari i Akademisë së Shkenca të Shqipërisë, akademik. Skënder Gjinushi, drejtoresha ekzekutive e Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati si dhe ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. Akademia e Shkencave shprehet se ky memorandum synon koordinimin e studimeve për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh, bashkëpunimin ndërinstitucional që parashikon realizimin e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, organizimin e aktiviteteve studimore si dhe krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta. “Pikë me rëndësi është edhe mbështetja e studiuesve të rinj, të cilët do të realizojnë studime dhe publikime për këtë komunitet”, shprehet Akademia e Shkencave për këtë memorandum të nënshkruar së fundmi. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e krijuar së fundmi, është institucioni i parë në historinë e shtetit shqiptar që ka fokus ekskluziv studimet e specializuara që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar, social dhe antropologjik të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi unikale kulturore në mbarë botën. Pjesë e rëndësishme e funksionit të kësaj qendre do të jetë dhe botimi i studimeve të QSPA-së do të kryhet në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën. Në kuadër të kësaj qendre funksionon edhe Këshilli Koordinues, i përbërë me nëntë përfaqësues nga Akademia e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike, Ministria përgjegjëse për Politikën e Jashtme, Ministria përgjegjëse për Kulturën, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe katër përfaqësues të komunitetit arbëresh një prej të cilëve nga komuna e Zarës në Kroaci. Arbëreshët janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë. Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qenë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Siçili.