BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Studiues dhe shkrimtarë në aktivitetin kushtuar 115-vjetorit të  lindjes së Mitrush Kutelit

Studiues dhe shkrimtarë në aktivitetin kushtuar 115-vjetorit të

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi aktivitetin kushtuar 115-vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit. Ky aktivitet u organizua në vijimësi të shpalljes së vitit 2022 nga Bashkia e Pogradecit dhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si viti i Kutelit. Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli e vlerësoi Kutelin si një mjeshtër të gjuhës shqipe, një personalitet kompleksi, i cili ende nuk është shpalosur në dimensionin e kontributit të tij të plotë nga studimet tona. Ana Pekmezi, mbesa e Kutelit, edhe pse nuk e ka njohur vetë të gjyshin, rrëfen se e ka njohur atë jo vetëm nëpërmjet veprës së shkruar, por edhe përmes rrëfimeve të shumta të familjes. Ndër të tjera, ajo rrëfeu për një ekzemplar të gjetur midis librave të të atit, libri “Fshati im e pi rakinë” i vitit 1943, botuar falë mbështetjes financiare të Ana Zaharias, tezes së Anës, në faqen e parë të së cilës Mitrush Kuteli ka shkruar edhe kushtimin: “Gospozhicës Ana Zaharia ot Struga që më ndihmoj të dalë më shpejt kjo librë e vogël. M. Kuteli”. Shkrimtari Ylljet Aliçka foli ndër të tjera për elementin artistik të epërm dhe emancipues në veprën e Mitrush Kutelit, si dhe mundësinë për të qenë kjo vepër e përkthyeshme pa i humbur ngjyrat që mbart. Studiuesi Behar Gjoka u shpreh se Kuteli është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letrave shqipe pas Luftës së Dytë Botërore. “Me magjinë e fjalës në veprat e tij, tematikën dhe krijimin e një larmie zhanresh. Problemi me Kutelin është se ka mbetur brenda gardhit të letërsisë shqipe, pa iu hapur një publiku më të gjerë, të huaj”, tha ai.Ndër të tjerë të ftuar edhe shkrimtari Zimo Krutaj dhe studiuesi Leka Ndoja folën për rolin e gjuhës së Kutelit dhe gurit të themelit, që ai ka vënë në letrat bashkëkohore shqipe.