BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Kultura

Studiues shqiptarë dhe të huaj mblidhen në Tiranë, për gjuhën dhe letërsinë

Studiues shqiptarë dhe të huaj mblidhen në Tiranë, për

Në vijim të zbatimit të marrëveshjes dypalëshe midis Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Departamentit të Studimeve letrare, gjuhësore dhe të krahasuara të Universitetit të Napolit “L’Orientale”, u zhvillua konferenca shkencore “Çështje të kontakteve gjuhësore e letrare italo-shqiptare”. Konferenca u organizua nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve letrare, gjuhësore dhe të krahasuara të Universitetit të Napolit. Thirrjes për konferencën iu përgjigjën një numër i mirë studiuesish nga fushat e studimeve gjuhësore e letrare, si nga dy institutet organizatore, ashtu edhe nga universitete brenda e jashtë vendit, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti Ca’ Foscari i Venecies, Universiteti i Bolonjës etj. Konferenca i zhvilloi punimet në dy panele të veçanta, sipas fushave studimore: paneli i gjuhësisë dhe ai i studimeve letrare. Në panelin e Gjuhësisë, i cili u drejtua nga prof. dr. Anila Omari (ASA), prof. dr. Alberto Manco nga Universiteti i Napolit solli një kontribut nga fusha e përkthimit të letërsisë antike, duke u përqendruar në përkthimin në italishte të nocionit polemos “luftë, përplasje, mosmarrëveshje etj” të Heraklitit në disa variante përkthimesh të krahasuara. Prof. as. dr. Guido Cappelli, studiues i letërsisë në Universitetin e Napolit, solli të dhëna nga veprimtaria e Skënderbeut dhe e paraardhësve të tij në mbretërinë e Napolit, duke u mbështetur në tekste e dokumente të reja e të pabotuara. Në vijim referuan dhe prof. dr. Aljula Jubani nga Universiteti i Tiranës, dr. Ledi Shamku (Universiteti i Bolonjës), dr. Jolanda Lila, etj. Në panelin e studimeve letrare punimet u hapën dhe u drejtuan nga prof. dr. Laura Smaqi, shefe e Departamentit të Studimeve letrare (ASA). Kumtesa e mbajtur prej saj u përqendrua në kontaktet letrare mes Shqipërisë dhe Italisë në vitet ’30-’70 të shek. XX, përmes kontributit të E. Koliqit, për të vijuar më studiues të tjerë më pas, si prof. dr. Blerina Suta e Universitetit të Napolit, prof. dr. Dhurata Shehri, prof. as. dr. Lili Sula, etj. Të gjitha trajtesat dëshmuan se çështja e kontakteve letrare mes Shqipërisë dhe Italisë fton dhe nxit natyrshëm mendime, hulumtime e diskutime, të cilat pasurojnë mendimin shkencor.