Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studiuesi Ndriçim Kulla sjell librin “Historia e Mendimit Shqiptar”, një vepër që tregon kontributin e intelektualëve ndër vite

Postuar: 09/10/2019 - 08:12

Si rezultat i një pune sistematike përgatitëse (kërkuese dhe seleksionuese), këto 30 vjet është arritur të botohet një kolanë e madhe me mendimtarë të rëndësishëm të mendimit shqiptar, të cilët kanë qenë të ndaluar nga sistemi komunist; si Branko Merxhani, Mehdi Frashëri, Mit’hat Frashëri, Anton Harapi, Zef Valentini, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Krist Maloki, Stavro Skëndi, Dom Ndoc Nikaj, Jorgji Meksi, Ambroz Malaska, Ismet Toto, Eqerem bej Vlora, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Mustafa Kruja, etj. Madje, për shkak të aktualitetit që kanë vlerat e këtij mendimi, ka filluar të ketë një ndikim të rëndësishëm tek shumë njerëz që i përkasin shtresës intelektuale por edhe terë lexuesit. Shembulli tipik i Branko Merxhanit, Anton Harapit, Zef Valentinit, Mit’hat Frashërit, Mehdi Frashërit etj, tregon se, ne e kemi përdorur filozofinë, psikologjinë dhe sociologjinë në mënyrë krijuese, duke krijuar mendimin tonë karakteristik në këto fusha. Mirëpo, dihet nga të gjithë se pasojat e tmerrshme të qëndrimit politik ndaj mendimit të lirë shqiptar, kanë bërë që ky mendim të mos njihet nga brezat e sotëm. Por, ne, nuk jemi kurrsesi vend tribush siç mundohen të na paraqesin të gjithë ata që nuk na njohin mirë, por jemi një komb me konceptet dhe filozofinë tonë karakteristike kombëtare, me mendimtarët dhe dijetarët tanë, të cilët, kur konceptuan shtetin e ardhshëm shqiptar, sytë i hodhën vetëm drejt Evropës dhe modeleve të përparuara të Perëndimit. Këtë është e rëndësishme ta dimë mirë dhe ta kemi gjithmonë në mëndje, të gjithë ne dhe pasardhësit tanë. Është e pafalshme, që kjo literaturë për shkaqe politike, të njohura nga të gjithë, nuk njihet nga brezat e sotëm dhe ndodh jo rrallë të pyetet; se kush është Mit’hat Frashëri, Branko Merxhani, Zef Valentini, Vangjel Koça, Tajar Zavalani etj? Ndriçim Kulla është inisiatori i parë dhe vazhduesi këmbëngulës i kërkimit, përgatitjes për botim dhe rivlerësimit të literaturës së elitës së ndaluar shqiptare prej sistemit komunist, duke dhënë një kontribut të pa zakontë. Ka drejtuar për mbi 15 vjet me radhë punën studimore dhe bibliografike për mbledhjen, strukturimin dhe botimin e librave të Mendimit Shqiptar si dhe veprave të shkrimtarëve të burgosur politik, për të cilat ka bërë një punë të pa përsëritshme kërkuese, përgatitëse botuese dhe afirmuese. Ka drejtuar punën akademike, kërkimore-bibliografike, tekstologjike dhe botuese të gjithë serisë prej 32 vëllimesh të veprës së albanologut dhe albanofilit me famë qartësisht ndërkombëtare At Giuseppe (Zef ) Valentinit punë e denjë për një akademi, e botuar nga shtëpia botuese “Plejad .

Libër, që përfshin rrjedhat e mendimit shqiptar

Libri i sapo botuar prej tij “Historia e Mendimit Shqiptarë” botuar këto ditë nga enti botues “Plejad” është një vepër voluminoze me format të madh, i cili për vetë rrethanat specifike të kësaj literature i ka kushtuar autorit mbi një dekadë. Ky libër, i cili përfshin të gjitha rrjedhat e mendimit shqiptar, që në gjurmët dhe filizat e tij kur u kristalizua, shkollat dhe rrymat e tij, tiparet dhe aktualitetin e tij të jashtëzakonshëm do plotësojë një boshllëk të madh për kulturën dhe shkencën shqiptare. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm duhet të vihen në lidhje dhe ta njohin këtë literaturë, ashtu siç njohin edhe literaturën e letërsisë dhe historisë, e cila në dallim të dukshëm nga kjo literaturë është e programuar në mësimdhënie, duke i ponderuar orë të shumta. Botimi i këtij mendimi në trajtën e një libri studimor vjen, si një literaturë shumë e përshtatshme edhe në procesin e mësim-dhënies në të gjitha nivelet e shkollave tona, në mënyrë që mësuesit dhe nxënësit, të arrijnë që brenda procesit mësimor të zgjerojnë njohjet dhe dijet e tyre mbi veprat dhe kontributin e intelektualëve shqiptarë të viteve 1870-1945, por edhe më thellë në histori. Komunikimi i vlerave të këtij libri do të ndikojë pozitivisht në, përdorimin e tij si literaturë konkretizuese dhe evidentuese, si do të sigurojë një kontakt të drejtpërdrejtë e të profilizuar të mësuesve dhe nxënësve me materialin autentik të këtyre autorëve. Do t’i ushtrojë nxënësit ose studentët që, nën drejtimin e mësuesit ose pedagogut, të mësojnë të punojnë me materialin burimor dhe me mënyrën e vjeljes së tij përmes skedave, fishave dhe tabelave, por dhe në drejtim të edukimit demokratik dhe patriotik të nxënësve, ngjalljes dhe forcimit të krenarisë së ligjshme për figurat madhore të kombit tonë në kulturë e mendim, shoqëruar me vlerat e tyre më të spikatura në këto fusha. Në perspektivën e hapjes së një rruge dhe praktike të re pune në lëndë të tilla specifike si sociologji, edukim demokratik, filozofi e psikologji, duke konkretizuar kështu edhe aktivitetin e mendimtarëve shqiptarë në to.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publikimit të materialeve të arkivës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.

Postuar: 12/11/2019 - 07:35

Drama “Zogu i Zi” vjen këtë fundjavë për publikun në skenë te “ArTurbina”

Postuar: 10/11/2019 - 07:50

Piktori i njohur Anastas Kostandini i vlerësuar me aktivitetin tij brenda dhe jashtë vendit, së f

Postuar: 10/11/2019 - 07:48

Shfaqja “Collective Trip 7.0” vjen në skenë për publikun me interpretimin e artistëve

Postuar: 10/11/2019 - 07:47

 Për kinematografinë në vend flitet shumë, por me probleme janë dhe prodhimet e filmave të r