BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

“Sunny Hill Festival”, pas Prishtinës vjen edhe në Tiranë

“Sunny Hill Festival”, pas Prishtinës vjen edhe në

“Sunny Hill Festival” përfundoi në Kosovë, por pas disa ditësh do të zhvillohet dhe në Tiranë. Festivali filloi më 4 gusht dhe përfundoi suksesshëm më datë 7, në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Në Tiranë pritet të mbahet nga data 26 deri më 28 gusht në Liqenin Artificial të Tiranës. Por në faqen zyrtare të festivalit tashmë pritet të publikohet formacioni i tyre për tre ditë rresht të performuesve në këtë festival në Tiranë. “Tiranë! Bëni mirë të jeni gati për disa lajme super emocionuese rreth formacionit të festivalit, biletave dhe më shumë. Shumë shpejt vjen…”, thuhet dje në njoftim në faqen e festivalit. Në Prishtinë ylli botëror Dua Lipa, Mahmood, J Balvin, Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, etj, ishin pjesë e festivalit. Para nisjes së festivalit në Prishtinë më herët u mbajt një konferencë për mediat. Në fjalën e saj Dua Lipa u shpreh se ndihej shumë mirë, që po mbahej një festival i tillë në vendin e saj. “Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë, që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja ndër të tjera në Kosovë. Para nisjes së festivalit në Prishtinë nga faqja e “Sunny Hill” nisi një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën. ““Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”,  thuhej në postimin e “Sunny Hill Festival”. Edicioni i parë i “Sunny Hill” është mbajtur në vitin  2018 në Prishtinë.