BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

“Synergy”, vëmendje te krijimtaria e muzikës klasike

“Synergy”, vëmendje te krijimtaria e muzikës klasike

Projekti “Synergy” gjatë 34 muajve do të mbledhë dymbëdhjetë kompozitorë dhe mbi pesëdhjetë muzikantë dhe menaxherë kulturorë. “Synergy” bashkon gjashtë festivale të rëndësishme të muzikës së artit nga rajoni: KotorArt (Mali i Zi) si drejtues i projektit së bashku me Qendrën e Festivaleve të Beogradit (Serbi), Verën e Dubrovnikut festivali (Kroaci), Festivali Ljubljana (Slloveni), Vox Baroque (Shqipëri) dhe shoqata “F. Chopin” (Kosovë). Në Kotor të Malit të Zi ishte workshopi i radhës i projektit “Synergy”. Një projekt i mbështetur nga Creativ Europe dhe financuar nga BE. Workshopi dy ditor me titull “Programimi i Muzikës Klasike” do të mbahet në Manastirin e Shën Nikollës në Përçan, dhe në ndërtesën e burgut të vjetër në qytetin e vjetër të Kotorrit tashmë i restauruar dhe i kthyer në një qendër arti. Realizimi i konferencës publike u mbajt në manastirin e Shën Nikollës në Përçan. Përveç përfaqësuesve të partnerëve të projektit, konferenca ishte e hapur për publikun e gjerë (me regjistrim të detyrueshëm për shkak të masave Covid-19) dhe mirëpriti menaxherët lokalë të kulturës, profesionistët dhe përfaqësuesit e organizatave të menaxhimit të muzikës dhe artit. Folësit kryesorë të planifikuar ishin drejtorë dhe përfaqësues të festivaleve më të njohura të muzikës së artit në rajon. Nga Shqipëria mori pjesë drejtuesi i projektit për qendrën “VOX Baroque” Denis Bizhga. Në fjalën e mbajtur në këtë workshop ai zhvilloj më tej strategjitë mbi planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve në muzikën klasike. Pjesë e projektit “Synergy” janë dhe gjashtë workshope dy ditore, që do të zhvillohen në secilin nga vendet partnere të projektit. Ato do të trajtojnë gjithashtu mungesën e politikave kulturore dhe kërkimit të menaxhimit, mungesën e analizave strategjike gjithë përfshirëse të industrisë së muzikës klasike, etj.