BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

"Ta dish", me krijimet më të bukura të muzikës shqiptare interpretuar nga baritoni Gëzim Myshketa

"Ta dish", me krijimet më të bukura të muzikës

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit prezanton këtë mbrëmje një nga produksionet më të bukura. Koncerti vokal instrumental me titull “Ta dish” vjen këtë mbrëmje online për publikun, që mund ta ndjekë në rrjetet sociale. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se në këtë koncert interpreton dhe baritoni i njohur Gëzim Myshketa. “"Ta dish", koncert vokal instrumental me krijimet më të bukura të muzikës shqiptare të interpretuara mjeshtërisht nga baritoni shqiptar me famë botërore, Gëzim Myshketa. Një udhëtim në kohë dhe në krijimet e mjeshtrave tanë të përpunuara nga Kujtim Gashi dhe ekzekutuar në piano nga Elda Laro, Abigeila Voshtina në violinë, dhe Igert Zeqiri në violonçel”, shprehet TKOB për koncertin, që publiku mund ta ndjekë këtë mbrëmje në ora 20:30 në Facebook, YouTube dhe www.tkob.gov.al. Këtë mbrëmje muzika tradicionale vjen e interpretuar nga artistët më të mirët, që ka Shqipëria. Më herët TKOB shprehej se ekselenca shqiptare, ambasadorët e kulturës tonë në botë, ngjitet në skenë në një tjetër projekt të teatrit, i cili prezanton një cikël koncertesh për të rijetëzuar këngët më të bukura të krijuesve shqiptarë. “Baritoni Gëzim Myshketa së bashku me pianisten Elda Laro, violinisten Abigeila Voshtina dhe në violonçelistin Igert Zeqiri do ti japin jehonë një programi tepër të veçantë”, lajmëronte në ditët e muajit shkurt Teatri i Operës dhe Baletit, për këtë koncert që sonte vjen online. Pak ditë më parë TKOB publikoi dhe të dhënat për aktivitetin artistik gjatë muaji mars. Sipas institucionit këto aktivitete online u ndoqën nga 140046 njerëz. “9 shfaqje, premiera, rivënie, transmetime online, të transmetuara në RTSH HD 1, TvKlan Facebook, YouTube dhe www.tkob.gov.al u ndoqën nga 140046 njerëz përgjatë muajit mars, 333 miq të rinj u bashkuan me TKOBAP në rrjetet sociale. 5000 njerëz zgjodhën të shpërndanin postimet, videot dhe shfaqjet e TKOBAP dhe të komentonin pozitivisht në to. Mirënjohje dhe falënderim për 140 mijë shqiptarë në mbarë botën që kanë ndjekur produksionet dhe aktivitetin e TKOB përgjatë muajit mars”, shkruan TKOB.

Baritoni shqiptar me vlerësime

Baritoni Gëzim Myshketa është i njohur me aktivitetin e tij muzikor. Myshketa filloi të studiojë kanto, duke rënë menjëherë në sy si një nga talentet më interesante të brezit të tij. Gjatë periudhës së karantinës, Gëzim Myshketa i ka qëndruar pranë publikut duke i ofruar nga rrjetet sociale interpretim të disa prej kryeveprave të muzikës shqiptare, midis të cilave këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, “Valsi i Lumturisë” nga Vaçe Zela, “Jon” nga Ardit Gjebrea, etj. Ai u diplomua me nota maksimale në konservatorin "Arrigo Boito" në Parma, nën drejtimin e mjeshtrave Giuliano Ciannella dhe Lelio Capilupi. Vetëm 20 vjeç debuton në rolin e Figaros në "Le Nozze di Figaro" nën dirigjimin e Antonello Allemandit dhe më vonë me fituesit e konkursit ndërkombëtar Giuseppe di Stefano Trapani. Ai bëri debutimin e tij si Don Giovanni dhe Leporello në “Circuito Lirico Lombardo” dhe “Opera de Massy”. Në vitin 2008 ai fitoi konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës " Francesco Paolo Tosti". Në vijim të vlerësimeve përmendim dhe atë të para disa kohëve, ku këngëtari lirik Gëzim Myshketa shënoi sukses në një nga skenat e njohura operistike të Evropës. Ai debutoi në skenën e Teatrit Municipal të Marsejës (Francë) si një nga tre protagonistët e operës "Luçia e Lamermurit" të kompozitorit italian Gaetano Donixeti. Artisti durrsak, që është përgatitur në shkollën italiane të kantos, ka interpretuar edhe më parë në Francë si protagonist në operat "Semiramide", "Eliksir dashurie" dhe "Don Carlo". Gëzim Myshketa ka bashkëpunuar me dirigjentë të tillë si: Bruno Aprea, Philippe Auguin, Daniel Oren, Nello Santi, etj.