Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Takimet Muzikore të Dy Botëve" nisin edicionin e 12 në kalanë e Gjirokastrës

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin e XII të festivalit ndërkombëtar "Takimet Muzikore të Dy Botëve" në kalanë e Gjirokastrës. Për 12 vjet rresht shoqata “Argjiro”, që organizon festivalin po vazhdon të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore, duke ndërthurur muzikën klasike dhe atë tradicionale. Drejtoresha artistike e festivalit Ilda Mara bën me dije se “Takimet Muzikore...” këtë vit do të udhëtojnë nga 21 shtatori deri në 10 tetor, nga kalaja e Gjirokastrës, në Shkodër, në Vlorë e në Tiranë. Edicioni i 12 i festivalit “Takimet Muzikore të dy Botëve” organizohet këtë vit nën ombrellën e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Janë pesë koncerte, pesë vende që mbartin histori presin artistë nga skenat më të famshme evropiane dhe asaj vendase. Ndalesa e parë ishte kalaja e Gjirokastrës me koncertin aty ku tradita takohet me klasiken. Drejtoresha e shoqatës “Argjiro” Ilda Mara thekson se sllogani këtë vit do të jetë: trashëgimia jonë, aty ku e kaluara takon të ardhmen. “Festivali “Takimet Muzikore të Dy Botëve” ka krijuar një traditë, dhe prej 12 vjetësh ne promovojnë vlerat dhe trashëgiminë tonë kulturore. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë brezat për historinë tonë dhe atë të Evropës, traditën dhe kulturën e secilit dhe forcimin e përkatësisë në një hapësirë më të madhe si ajo evropiane. Trashëgimia kulturore na lejon ne të kuptojmë të shkuarën dhe të hedhim sytë nga e ardhmja”, shprehet Ilda Mara. Me ndalesën e parë në kalanë e Gjirokastrës, në një atmosferë të ngrohtë muzikore u prezantuan këngët më të mira gjirokastrite dhe ato labe, të përzgjedhura me mjeshtri nga grupi polifonik “Ergjëria”.

Artistët në “Takimet Muzikore të Dy Botëve”

Grupi “Ergjëria” është grup artistësh i njohur. Mbas vitit 1995 grupi i Gjirokastrës u nda në dy,  “Ergjëria” dhe “Argjiro”. Grupi “Ergjëria” nga 2006 në vazhdim, duhet thënë se me gjithë ndërrimet e herë pas hershme të pjesëtarëve, është një nga më të konsoliduarit të polifonisë gjirokastrite dhe këngës labe në përgjithësi,dhe qëndron në majat e polifonisë shqiptare. Me dinjitet ka përfaqësuar këngën labe në të gjitha aktivitetet, që ka marrë pjesë si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Disa nga shtetet që ka dhënë koncerte grupi “Ergjëria” janë Greqia, Danimarka, Suedia, Izraeli etj. Artisti slloven Hatlak për pesëmbëdhjetë vjet ka performuar solo në koncerte, dhe ka ndarë skenën me shumë artistët të njohur si solo, ansamble, orkestra dhe dirigjentë, të cilët e  kanë çuar në qasjen e tij unike dhe të padiskutueshme. Zhanret muzikore që ai lëvron janë - tango, etno, barok dhe kontemporane. Pas diplomimit në Konservatorin e Muzikës dhe Baletit të Ljubljanës, ai vazhdoi studimet e tij në Gjermani - në fillim në Weimar dhe më vonë në Wurzburg ku mbaroi studimet pasuniversitare nën kujdesin e profesorit të njohur Stefan Hussong. Projektet me të cilat merret po aktualisht janë Marko Hatlak Solo, Stefan Milenkovich dhe Marko Hatlak Tatar, Marko Hatlak & Funtango, duetin Marko Hatlak - Karmen Pecar Koritnik, Kapobanda, klasa muzikore për fëmijë nga Bach në Tango. Koncerte të rëndësishme në të shkuarën, përmendim në 2014 ka performuar në Young Euro Classic Festival në Admiralspalast, Berlin. Po në vitin 2014 ka zhvilluar ture muzikore në SHBA dhe Kanada, shumë koncerte dhe klasa solo në Toronto, Ottawa, Uashington, Indianapolis. Koncerti i dytë i festivalit do të jetë në Shkodër, në Qendrën Arka, më datë 29 Shtator, ora 19 :00, për të vijuar më tej me koncerte në qytetin e Vlorës si dhe Tiranën.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 13:55

Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare,  Neritan Liçaj tregon se është bërë pjesë e këtij profesioni prej rreth 25 vitesh dhe pavarësisht këtij fakti thotë se ende nuk di shumë rreth tij.

Postuar: 21/10/2018 - 07:47

Aktori i njohur italian Michele Placido është shprehur për Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar shem

Postuar: 21/10/2018 - 07:46

Ekspozita “Chagall: Graviteti Magjik” prezanton për publikun më shumë se 180 gravura

Postuar: 20/10/2018 - 07:44

Teatri Kombëtar i Prishtinës, Kosovë u prezantua në festivalin “Skampa” me shfaqjen &

Postuar: 20/10/2018 - 07:42

Më skenar dhe regji nga Gjegj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”.

Postuar: 20/10/2018 - 07:41

 Orkestra Simfonike e Vlorës vjen me një koncert në teatrin “Petro Marko” me ras