BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Takimi i ministreve Dumoshi dhe Margariti, në fokus kalendari kulturor

Takimi i ministreve Dumoshi dhe Margariti, në fokus kalendari kulturor

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi zhvilloi vizitën zyrtare të saj të parë si ministre në Tiranë, ku u prit nga ministrja Elva Margariti. Në takimin që u zhvillua në Tiranë, u diskutua për harmonizimin e aktiviteteve të kalendarit të përbashkët kulturor dhe për shtrimin e rrugës së bashkëpunimit në fushën e kulturës. Kalendari i përbashkët kulturor do të reflektojë aktivitete të rëndësisë së madhe kulturore për të dy vendet, si iniciativë që institucionet dhe ngjarjet kulturore të realizohen suksesshëm si në Kosovë, si në Shqipëri. Dumoshi theksoi që është kënaqësi të vizitojë Tiranën, në cilësinë e ministres dhe se shpreson që kultura të jetë fushë ku vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë. Gjithashtu e informoi ministren Margariti për planet që ka për ministrinë që po e drejton, ndër të tjera, fuqizimin e institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore si dhe përkrahjen për skenën e pavarur, e cila e pasuron jetën kulturore në Kosovë. Ministrja Margariti në pritjen e organizuar për delegacionin nga Kosova, uroi ministren Dumoshi dhe shprehu gatishmëri, që dy ministritë të thurin plane të përbashkëta në rrafshin kulturor. Ministria që ajo drejton konsideron, që kalendari i përbashkët kulturor është një nga shtyllat e këtij bashkëpunimi dhe se do të angazhohet që aktivitetet brenda tij të jenë të pasura e përmbajtjesore. Dy fushat që ministrja Margariti theksoi që duhen të jenë në fokus të përbashkët, janë kinematografia dhe libri. Dy ministritë do të gjejnë rrugë dhe mjete për të akomoduar propozimet nga dy vendet që në këto fusha të thellohet bashkëpunimi, thuhet në faqen zyrtare të ministrisë së Kosovës. Shqipëria dhe Kosova kanë pasur një histori të bashkëpunimit në vitet e kaluara. Vlen të përmendet pjesëmarrja e përbashkët në stendën e festivalit ndërkombëtar "Berlinale", të cilin ministrja Dumoshi e vizitoi sivjet. Gjatë takimit, ministrja Dumoshi ftoi ministren Margariti për një takim në Prishtinë, me qëllim të harmonizimit të punës së mëtejme për kalendarin e përbashkët kulturor. Në kuadër të vizitës në Shqiëori, Vlora Dumoshi bashkë me homologen Elva Margariti, vizituan edhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku u takuan me drejtorin e galerisë, Erzen Shkololli. Ministrja Dumoshi theksoi që bashkëpunimi mes dy galerive, të Kosovës dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për avancimin e kulturës dhe artit pamor.

Më të lexuarat