Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Takimi i teatrit Kadri Roshi”, 7 shfaqje teatrore në konkurrim në Gjirokastër

Postuar: 16/11/2018 - 07:25

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në 50 -vjetorin e tij ka sjellë dhe edicionin e parë të festivalit “Takimi i teatrit Kadri Roshi”. Shtatë trupa teatrore në skenë që konkurrojnë në Gjirokastër dhe vlerësimi nga një juri me artistë të njohur. Drejtori artistik i festivalit Kudret Alikaj shprehet se festivali ka sjellë një gjallërim të jetës artistike në Gjirokastër. “Festivali po zhvillohet për 50- vjetorin e teatrit “Zihni Sako”. Është festivali i parë i teatrit që zhvillohet në Gjirokastër dhe ne synojmë të jetë traditë. Edicioni i parë zhvillohet si “Takimi i teatrit Kadri Roshi” dhe ka karakter garues. Janë shtatë trupa teatrore që marrin pjesë. Shfaqje nga teatrot në Shqipëri, por kemi dhe pjesëmarrje një shfaqje komedi nga Teatri Shqiptar i Shkupi”, bën me dije drejtori Alikaj. Sipas tij, festivali i këtij viti zhvillohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës, ndërsa çmimet janë nga biznesi. “Ky është festivali i parë që zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës. Nuk ka pasur festivale teatri më parë dhe do të vijojë traditën e tij. Festivali është me çmime, që i ofron biznesi i Gjirokastrës, as bashkia dhe as ministria. Janë tetë çmime dhe në juri kryetar është aktori Timo Flloko, anëtarë janë aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Albert Minga dhe Kristjana Dida”, pohon Kudret Alikaj, drejtor i festivalit. Si drejtori i këtij aktiviteti, Kudret Alikaj shton mes të tjerave se ky është një rizgjim i artit dhe i përgjigjet nevojës, kërkesave dhe shijes së publikut, për të pasur një produkt cilësor teatral. “Në radhë të parë është i veçantë tek prurjet, që do të jenë në skenë. Ne nuk do të lejojmë të jenë shfaqje nën nivel. Nëse këtë edicion mund të ketë pasur ndonjë nxitim, në festivalin tjetër që do të jetë nuk do të ketë asnjë shfaqje në skenë që nuk është mbi mesataren, nuk do të jetë në Gjirokastër. Një kërkesë rigoroze e rritjes së cilësisë artistike të festivalit. Në festival ka një komision që bën përzgjedhjen e  shfaqjeve, që do të jenë në skenë. Në kemi një juri selektive dhe disa njerëz që i kanë selektuar shfaqjet. Këtë vit mund të kemi ndonjë zemërgjerësi të vogël, por nuk do të ndodhi vitin tjetër”, pohon drejtori Kudret Alikaj. 

Teatri i Gjirokastrës

Takimi i teatrove “Kadri Roshi” në Gjirokastër u hap nga trupa e teatrit “Kujtim Spahivogli” të Tiranës, me shfaqjen “Shërbëtorët”. Në natën e dytë në skenë erdhi shfaqja “Volpone” e teatrit “Skampa” nga qyteti i Elbasanit, nata e tretë vijon me komedinë “Lajzelota” e teatrit të Korçës, për të vijuar me shfaqjen “Pirro” të teatrit “Zihni Sako”, etj. Premiera e parë e teatrit “Zihni Sako” është shfaqur më 27 nëntor të vitit 1968 në qytetin e Gjirokastrës. Trupa e teatrit dramatik ka dhënë shfaqje në të gjithë vendin, si dhe në vitet e fundit edhe jashtë Shqipërisë. Trupa e teatrit “Zihni Sako”, ka dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë rregullisht në takimet kombëtare, ku ka merituar çmime të ndryshme.  Shqetësuese për artistët ka qenë infrastruktura e teatrit në Gjirokastër. Herë pas here në reagimet e tyre ata janë shprehur se duhet një ndërhyrje për rregullimin e teatrit, pasi kushtet lënë për të dëshiruar. Edhe në këtë 50- vjetor të teatrit ata janë në pritje të një projekti, një investim që pritet të ndryshojë dhe gjendjen e këtij institucioni të rëndësishëm për jetën artistike dhe kulture në Gjirokastër. Edhe pse me probleme të infrastrukturës në këtë teatër kanë vijuar premierat teatrore, duke u bërë së fundmi një vendtakim për artistët që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe konkurrojnë në skenë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:37

“Unë si Ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka përfunduar xhirimet dhe viti që vjen e sjell premierë. Filmi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova.

Postuar: 11/12/2018 - 07:35

Qeveria dyfishon çmimin e biletës për publikun në katër ditë të javës në Teatrin Kombëtar, por rr

Postuar: 11/12/2018 - 07:33

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit pritet të mbyllet, sipas një shkrese zyrtare që drejtori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në ske

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “