BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Kultura

"Të edukosh Ritën", një shfaqje që nuk duhet humbur sot nga publiku

"Të edukosh Ritën", një shfaqje që nuk duhet

Në ambientet e Teatrit Veror të Akademisë së Arteve do të shfaqet për publikun “Të edukosh Ritën”. Një shfaqej e shkruar nga Uilli Rasell, me regji të Kiço Londos dhe interpretimin e Laura Nezhës e Mehmet Xhelilit, është një komedi psikologjike që duke zbërthyer dy personazhet shpërfaq skutat tona më të errëta. “Ajo që po jetojmë të gjithë në këtë sistem është prishja e lidhjes, humbja e njëri-tjetrit. Lëshimi i dorës. Unë mendoj se struktura shoqërore e sociale në Shqipëri ka një goditje në kolonë. Kjo vepër rezonon shumë mirë me këtë moment. Ajo që e ka bërë strukturën shoqërore në Shqipëri është banaliteti me të cilin trajtohet një nga problemet më të mëdha që ka njerëzimi sot, vendosja e ekuilibrit mes parasë dhe kuptimit të jetës, ndjeshmërisë”, ka deklaruar Kiço Londo. Një burrë në moshë dhe në karrierë, i degraduar nga pija dhe boshi, befas një ditë, sheh të vijë para tij një studente magjepsëse nga bukuria dhe e etur për dije. Tashmë e di se udha e tij nuk ka për të qenë e lehtë. “Kjo histori e bukur pasionesh, ëndërrimesh, poetike, lirike, e kësaj pjese e me shumë humor, me shumë dashuri që siç thotë Kiço ka edhe shumë erotikë, pra gjithë këto ndjenja të fuqishme e të furishme, të domosdoshme për kohën që jetojnë, kanë ardhur në kohën e duhur për t’ia komunikuar spektatorit”, tha Xhelili. Vepra teatrore e vlerësuar me çmim e autorit Willy Russell, e cila ka qenë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin “Oscar”, merr jetë në skenën e Teatrit Shëtitës në një performancë moderne nga regjisori Kiço Londo. Në materialin rreth komedisë “Duke edukuar Ritën”, thuhet se një dashuri "e papërshtatshme", me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona!