BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Të martë dhe të mërkurë tragjedia “Jul Cezari”, në Shkodër dhe në Lezhë

Të martë dhe të mërkurë tragjedia  “Jul

Tragjedia “Jul Cezari” e Shekspirit fillon turne-un në qytete të tjera të vendit, ku do të shfaqet për publikun. Pas prezantimit në Tiranë pak ditë më parë, Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli” do ta shfaqë këtë vepër teatrore edhe në kalanë Rozafës në Shkodër, si dhe në Me-morialin e Skënderbeut në Lezhë. Të martën dhe të mërkurën në mbrëmje kjo vepër me regji nga Ivica Buljan dhe me interpretimin fantastik të një kaste aktorësh do të shfaqet për publikun, në orën 20:00 të mbrëmjes. “14 korrik ora 20:00 në kalanë e Shkodrës, 15 korrik ora 20:00 në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë. Drejtuar nga i mirënjohuri Ivica Buljan dhe interpretimin fantastik të aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Alert Çeloaliaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Ilia Kaçi, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Anxhelo Shkreli”, bën me dije Teatri Kombëtare Eksperi-mental “Kujtim Spahivgli” për këtë produksion teatror të tij, ku biletat shiten në teatrin e Shkodrës dhe në Pallatin e Kulturës, në qytetin e Lezhës. Vepra teatrore u mirëprit mbrëmjen e datës 6 korrik në Teat-rin Veror të Universitetit të Arteve duke përcjellë emocione, por tani po vijon në rrethe për publikun. Kostumografe në shfaqje është So? Kara, skenograf Beqo Nanaj, regji ndriçimi Sonda Trinajst dhe as/regjisor Mateo Dervishaj. Shfaqjet e regjisorit Ivica Buljan kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në ?lozo?në krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit. Ivica Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bash-këthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Tragjedinë e Shekspirit “Jul Cezari” regjisori Ivica Buljan e solli jo në skenë në korrik të 2019, por në sheshin e teatrit në Tiranë.Tragjedia e Shekspirit“Jul Cezari” është një tragjedi historike nga Uilliam Shekspir, e cila besohet të jetë shkruar në vitin 1599. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërte-ta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni e Kleopatra. Edhe pse ve-pra titullohet “Jul Cezari”, Bruti ?et në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave kon?iktuale të nderit, patriotizmit dhe miqë-sisë. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përf-shinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.