BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Teatri “Skampa” asnjë rikonstruksion që nga 1986, drejtori Kliti Kapaj apel Ministrisë së Kulturës për ndërhyrje imediate

Teatri “Skampa” asnjë rikonstruksion që nga 1986,

Një projekt rikonstruksioni i plotë për teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka munguar. Një investim që sipas drejtorit të teatrit duhet të jetë nga shteti pasi sot gjendja e godinës së teatrit lë për të dëshiruar. Ka munguar vëmendja e Ministrisë së Kulturës, e cila për teatrot duket se çdo gjë ia ka lënë bashkive, këto të fundit nuk kanë mundësi për investime të mëdha. Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa” pohon se ky institucion është një objekt në qendër të qytetit, që përfaqëson artin dhe kulturën dhe një projekt i tillë duhet të nisë sa më shpejt. “Mendoj se i ka ardhur momenti dhe teatrit “Skampa” në Elbasan të përfitojë një rikonstruksion. Këto vepra publike nuk mund të rikonstruktohen me fondet e bashkive. Nevoja për një rikonstruksion total madje dhe për t’i shtuar një kat tjetër është imediate. Është një objekt arkitektonik në qendër të qytetit, që përfaqëson artin, kulturën, traditën e një qyteti dhe një shteti. Të gjithë forcat artistike janë në një godinë, ku është e projektuar vetëm për teatër ndaj kërkohet një ndërhyrje cilësore, që të kontribuojë në rritjen e cilësisë artistike, por dhe ti përgjigjet spektatorit me kushte optimale të kohës”, pohon drejtori Kapaj. Kjo gjendje e teatrit “Skampa” për investimet që kërkon sipas drejtorit Kliti Kapaj i është bërë me dije kohë më parë dhe Ministrisë së Kulturës, por që për një projekt të tillë përgjigja ka munguar. “Puna dhe mbështetja nga Bashkia do falënderuar, por kjo që flasim kërkon diçka më shumë se sa mbështetje bashkiake. Dy herë i kemi bërë kërkesa për gjendjen se si është ky institucion ministrisë, kjo ka qenë kohë më parë, por nuk ka pasur ndonjë kthim përgjigjeje”, vijon drejtori Kapaj.

Ndërhyrjet në teatër

Kliti Kapaj, drejtor në teatrin “Skampa” tregon se një ndërhyrje në teatër është bërë pas viteve ‘80. “Ndërhyrja e fundit në teatër di që është bërë diku nga viti 1986. Bashkia me sa mundësi ka na ka ndihmuar. Kemi marr foninë, ndriçimi, etj, por një rikonstruksion total duhet nga shteti është diçka madhore dhe nuk mund ta bëjë dot bashkia.  Në këtë gjendje që është sot teatri “Skampa” mendoj se është më keq nga të gjithë teatrot për kushtet në godinën në të cilën ndodhet, sot nuk kemi as sistem ngrohje e ftohje. Ne patëm dhe një fatkeqësi që u dogj. Pas djegies u rregullua skena, por nuk u bë teatri. Besoj duhet një zë më i fortë, që veshët e ministrisë të dëgjojnë. Ministria të bëjë një projekt dhe të vijë ta zbatojë për teatrin tonë. Projektin nuk e bën dot një arkitekt nga Elbasani, është madhor dhe duhet të veprojë shteti. Detyrimi i Ministrisë së Kulturës ndaj nesh është, sepse ne nuk jemi në funksion vetëm si teatër, por dhe si qendër arti në Elbasan”, shprehet drejtori Klit Kapaj. Teatri “Skampa” (apo ish-kinema "Nacional") në Elbasan është ndërtuar në vitet ’30 me financimin e Xhavit bej Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin. U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë pjesë të ndryshme si dramë, komedi, tragjedi por edhe janë zhvilluar shume festivale dhe aktivitete rinore. Deri në vitet 1980 trupa profesioniste e teatrit “Skampa” vuri në skenë mbi 30 drama e komedi, mes të cilave dhe shfaqjen “Familja e peshkatarit”, e cilësuar si një ndër më të suksesshmet. Të mirëpritura nga artdashësit kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, të cilat mbajnë ‘vulën’ e këtij teatri. Ata që kanë interpretuar janë nderuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”,“Aleksandër Moisiu”, etj.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat