
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Teatri Eksperimental: Arti krijon individë të shëndetshëm mesazhi i shfaqjes "Të lundrojmë pa internet”

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Nëntor 2022

"Të lundrojmë pa internet”, një shfaqje për fëmijët dhe gjithë familjen do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ejani në teatër, shkruan Teatri Eksperimental, pasi është koha për të qëndruar më pak online e më shumë së bashku. “Sot fëmijët kanë më shumë nevojë se kurë të largohen nga varësia teknologjik. Arti është ai që krijon individë të shëndetshëm e mbi të gjitha njerëz më të mirë. Ky është mesazhi që shfaqja "Të lundrojmë pa internet", e cila vjen në datat 28 dhe 29 nëntor në ora 19:00 në ambientet e Teatrit Eksperimental do të përçojë për të gjithë publikun”, shkruan teatri për shfaqjen, që vjen në skenë me regji nga Najada Elmazi. "Të lundrojmë pa internet" është shfaqja edukative -argëtuese që vjen përmes fëmijëve të talentuar. Në materialin e teatrit thuhet se aktorët e vegjël do të interpretojnë për të dhënë mesazhe, jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por për të gjithë shoqërinë. “Tema kryesore e shfaqjes është koha që ne duhet ti kushtojmë teknologjisë dhe përdorimit të internetit. Mesazhet janë të rëndësishme, të gjithë duhet të jemi të informuar për rreziqet dhe rregullat që përdoren gjatë aplikacioneve të ndryshme. Fëmijët vijnë në skenë me etyde, dialogje duke përcjellë së bashku mesazhe të rëndësishme si të qënit së bashku, të socializuar, luajmë dhe rritemi. Krijojmë marrëdhënie të shëndetshme e bëhemi më të afërt me njëri - tjetrin. Është koha për shoqërizim dhe jo izolim. Teknologjia po i individualizon fëmijët tanë, po i bën asocialë”, thuhet në material. Çdo skenë në shfaqjen me regji nga Elmazi zhvillohet duke krijuar karaktere dhe duke përdorur elementë të artit skenik. Qëllimi është fëmijët ti mësohen si të kalojnë kohën e lirë, si të argëtohen dhe të jenë sa më socialë. “Një kulturë që duhet të përfshijë gjithë familjen. Nuk do të mungojnë elementët komik, të qeshurat si dhe energjia pozitive nga aktorët e vegjël. Në skenë do të ngjiten pjesëmarrës nga mosha 4 deri në 13-të vjeç”, thuhet nga teatri.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
