
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 26 Janar 2023

Dramaturgjia shqiptare bashkëkohore , europiane dhe më gjerë do të jetë prioritet në aktivitetin artistik këtë vit, që ka nisur në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një ditë më parë Teatri Eksperimental hapi thirrjen e parë për projektet artistike, që do të realizohen gjatë vitit 2023. TKE bën me dije kjo thirrje është e vlefshme dhe për bashkëprodhimet teatrore këtë vit. “Njoftojmë hapjen e thirrjes së parë për procedurën e aplikimit për projekte artistike për vitin 2023 për Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” . Prioritet kanë projektet që synojnë shfaqje bashkëkohore me prioritet dramaturgjinë shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë. Thirrja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është e vlefshme edhe për bashkëprodhimet”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. TKE vijon se të gjithë krijuesit, regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre për: Projekte artistike për shfaqje për të rritur; Projekte artistike për shfaqje për adoleshentë dhe të rinj; Projekte artistike për shfaqje për fëmijë. “Dosja duhet të përmbajë: CV të aplikantit; Projekt propozimi; Përshkrim të projektit; Sinopsin dhe tekstin”, thuhet në njoftimin e bërë një ditë më parë nga Teatri Kombëtar Eksperimental. Dokumentacioni për projektet artistike teatrore të këtij viti dorëzohet fizikisht pranë njësisë së protokollit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dorëzimi u bë me dije se nisi më 25 janar dhe do të vijojë deri më datën 28 shkurt të këtij viti nga ora 09:00-14:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina.
Aktiviteti artistik
Teatri Kombëtar Eksperimental e nisi këtë vit aktivitetin artistik me koreografin Gjegj Prevazi si drejtor. Drejtori i ri i Teatrit Eksperimental ka shprehur se platforma e tij synon produksione të teatrit bashkëkohor, nga vendi, rajoni dhe më gjerë. “Kjo platformë synon përshtatjen me një qasje më bashkëkohore të produksioneve, çka do tu jepte një hapësirë edhe jashtë vendeve produksioneve tona. Kjo përmes përmirësimit të estetikës dhe rritjes së nivelit për përshtatjen me tregun ndërkombëtar”, u shpreh më parë drejtori i ri i TKE. Koreografi Gjergj Prevazi kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë. Më pas artisti bëhet pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Ai është koreografi i parë shqiptar që ka eksperimentuar dhe lëvruar stilin Dance Theatre, me të cilin e çoi teatrin dhe lëvizjen skenike shumë hapa para duke pashkë punuar me regjisorë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj.
Më të lexuarat


Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin “David di Donatello”

Ormira Lulani: Ismail Lulani “Në Shkodër”, një ekspozitë vërtet mjaft shpirtërore

Luan Përzhita: Qendrat turistike që ka Shqipëria janë kontribut i Institutit të Arkeologjisë, një pjesë e buxhetit të tyre t’i rikthehet për kërkimin shkencor

Margariti: Kulla Veneciane ka fituar edhe më shumë vlerë falë teknologjisë

Ekspozita “Selim Islami 1923-2001. Një jetë në kërkim të së vërtetës shkencore të origjinës së tejlashtë të shqiptarëve” në MHK, ekspozohet dhe një hartë e trojeve ilire

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të jetë një javë me filma dhe aktivitete

Mevlan Shanaj: Të sjellësh Rikard Ljarjen në ekran sa është kënaqësi, po aq dhe përgjegjësi

Baleti “Muzg” në TKOB, një krijim i lidhur me përjetimet tona

Drama “Gjaku i martirëve të kombit” vjen në katedralen e Shën Palit, aktori Bujar Asqeriu në rolin e protagonistit Padër Lazër

Përkthimi i veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, QKLL hap thirrjen për aplikime
