Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teatri Eksperimental me “Darka e lamtumirës”, në “Kokofest”

Postuar: 09/09/2018 - 07:49

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" me shfaqjen teatrore “Darka e lamtumirës” u prezantua në skenën e festivalit të komedisë “Kokofest” në Korçë. Me këtë vepër franceze, një nga komeditë e vlerësuara nga publiku Teatri Eksperimental u prezantua në këtë festival që bën bashkë artistët e trupave teatrore të ndryshme. Me regji nga Kiço Londo, në rolet kryesore në komedinë “Darka e lamtumirës” interpretojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj. Shfaqja “Darka e lamtumirës” depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e rradhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre. Ndërkaq që për dy net me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan publiku duartrokiti po këtë komedi që u shfaq në datat 6 dhe 7 shtator, duke çelur dhe sezonin artistik në këtë teatër. Aktorja Laura Nezha më herët ka pohuar se Clotilde roli që i ka besuar regjisori Kiço Londo është i këndshëm, por mbi të gjitha te personazhi që ajo sjell në shfaqjen premierë është autoriteti që spikat. “Autoriteti është ajo që spikat tek Clotilde, iniciativa për vendimmarrje, dominanca në çift. Është një personazh shumë i këndshëm që vendoset në një trekëndësh marrëdhënieje mes dy miqsh dhe pozicionohet si ajo që duhet të ekuilibroje situatën për të shpëtuar në një farë mënyre marrëdhënien e saj”, shprehet aktorja Nezha, një nga artistet e vlerësuara të teatrit. “Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patel është pjesë e projektit “Teatri i Rajoneve”, që synon të çojë shfaqjet pranë publikut. Projekti që sjell në skenë vetëm dramaturgjinë bashkëkohore franceze ka rezultuar me sukses deri tani. Premiera e parë e teatrit të rajoneve ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing”, që gjithashtu vijoi në disa skena të teatrove në vend

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/01/2019 - 07:59

Kompozitori i mirënjohur, prof. Kozma Lara u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Homazhet në nder të tij u zhvilluan në Universitetin e Arteve.

Postuar: 20/01/2019 - 07:57

Teatri Metropol ka nisur këtë vit artistik me shfaqjen “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervi

Postuar: 20/01/2019 - 07:56

Viti që ka nisur e gjen aktorin Genci Fuga në punë për një tjetër projekt teatror.

Postuar: 19/01/2019 - 12:11

Një varr bosh gjendet e në oborrin e Ministrisë së Kulturës në Kinostudio.

Postuar: 19/01/2019 - 11:59

Jonida Beqo rikthehet në krye të drejtimit të Qendrës Kulturore Tirana dhe Teatrit të Metropolit

Postuar: 19/01/2019 - 07:42

 Mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës komedia "Boeing Boeing" pret publikun në sall

Postuar: 19/01/2019 - 07:41

 Dy artistët e njohur Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj për publikun u prezantuan me perform