BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Teatri Eksperimental nis përzgjedhjen e talenteve të reja në aktrim me festivalin “E dua teatrin”

Teatri Eksperimental nis përzgjedhjen e talenteve të reja në

Festivali teatror "E dua teatrin" i universiteteve të Tiranës ka nisur edicionin e parë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”.  Të rinjtë edhe pse nuk janë pjesë e Universitetit të Arteve me dëshirën për teatrin janë bërë pjesë me interpretimet e tyre në shfaqjet teatrore. Ky festival ka bërë bashkë të rinjtë nga Fakulteti Ekonomik, i Mjekësisë, i Histori- Filologjisë si dhe nga universiteti “Marin Barleti”. Festivali teatror që po zhvillohet këto ditë qershori nisi me veprën teatrore “Shërbëtoret” të autorit Jean Genet me regji nga Anila Balla, ku në role ishin studentët e universitetit “Marin Barleti”. Nga data 10 deri më 20 qershor në skenë do të jenë disa shfaqje teatrore dhe drejtori i festivalit Eni Picalli tregon se një nga qëllimet është dhe zbulimi i talenteve të reja. “Janë të rinj studentë, që nuk kanë lidhje me atë degë, por që e duan teatrin dhe ta rrisin pjesëmarrjen në teatër. Është zbulimi i talenteve të reja, duke parë që dhe te Universiteti i Arteve pjesëmarrja është e dobët për aktorë. Në shfaqjen e parë që ishte në kuadër të këtij festivali një nga vajzat që ishte në rol për jurinë pati shumë përshtypje dhe atyre iu duk sikur ishte një profesioniste”, tregon drejtori i festivalit. Festivali “E dua teatrin” synon traditën dhe vitin që vjen sipas drejtorit Eni Picalli pritet të jetë Ballkanik. “Ne duam që këtë festival ta bëjmë traditë dhe ta zhvillojmë për vit. Ideja është që vitin tjetër në muajin shtator ta bëjmë një festival që të jetë Ballkanik, në bashkëpunim dhe me Universitetin e Kosovës, me Maqedoninë dhe Malin e Zi”, shton më tej Eni Picalli për këtë festival, që mbrëmë shënoi natën e dytë në teatër.

 Veprat teatrore në skenë

 Shfaqja “Menaxheria e Qelqtë” e autorit Tennessee Williams me regji nga Marsel Greva dhe me interpretimin e studentëve nga Fakulteti i Ekonomisë ishte në skenë mbrëmjen e dytë të festivalit. Dhe sipas drejtorit të festivalit Eni Picalli në fund do të ketë dhe çmime për pjesëmarrësit. “Në fund do të ketë një çmim që do të jetë për aktorin ose për aktoren më të mirë, një çmim do të jetë për rolin dytësor më të mirë si dhe çmimi për shfaqjen më të mirë”, tregon ai. Por e gjithë mbështetja për këtë festival ka qenë vetëm nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Sipas organizatorit dhe drejtorit të festivalit Eni Picalli ky aktivitet po promovon dhe regjisorë, që i takojnë shkollës së arteve. “Për sa i përket skenografive dhe sallave ne na mbështet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Shfaqjet vijnë në skena nga regjisorë, që kanë mbaruar në Akademinë e Arteve, por dhe për këta ka rëndësi sepse promovohen si regjisorë””, vijon më tej ai. Mbrëmë në natën e parë të festivalit në sallën “Moliere”, interpretuan studentët e Fakultetit të Ekonomisë me veprën “me veprën “Menaxheria e Qelqtë” të autorit Tennessee Williams me regji nga Marsel Greva. Më datë 17 qershor në ora 18.00 salla “Moliere”, interpretojnë studentët e Fakultetit Mjekësisë me veprën “I burgosuri katit të 15” të autorit Neil Simon me regji nga Ervis Saliasi. Më datë 19 qeshor ora 18.00 salla “Moliere”, interpretojnë studentët e Fakultetit Histori-Filologjisë me veprën “Emira” të autorit Anton Santori me regji nga Erenstina Halili. Më datë 20 qershor ora 19.00 salla “Goethe”, do të interpretojnë studentët e universitetit që do të shpallen fitues të festivalit “E dua teatrin".

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat