BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Kultura

Teatri: “Gratë gazmore të Uindsorit” e 1959, me një kast të mrekullueshëm aktorësh

Teatri: “Gratë gazmore të Uindsorit” e 1959, me një

Shfaqja “Gratë gazmore të Uindsorit” ishte pjesë e rubrikës “Nostalgjia e Teatrit”, nga Teatri Kombëtar. Prej disa kohësh Teatri Kombëtar që po vazhdon me aktivitetin artistik online, ka pjesë dhe rubrikën “Nostalgjia e Teatrit”, që këtë herë risolli në vëmendje një nga kryeveprat e Uilliam Shekspir. Teatri Kombëtar ka publikuar në Facebook disa foto nga shfaqja, dhe shprehet se u luajt në skenë me një kast të mrekullueshëm aktorësh. “Të dashur miq, sot rikujtojmë së bashku shfaqjen “Gratë gazmore të Uindsorit”. Një kryevepër e Shekspirit me regji nga Kujtim Spahivogli, e cila u ndoq nga plot 10973 spektatorë. Premiera: 6 shkurt 1959. “Gratë gazmore të Uindsorit” solli në skenë një kast të mrekullueshëm aktorësh të përbërë nga: Mihal Popi, Gjon Karma, Viktor Gjoka, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Sandër Prosi, Drita Pelinku, Violeta Manushi, Behije Çela, etj”, shkruan Teatri Kombëtar për këtë kryevepër të Shekspirit, që erdhi premierë në skenën shqiptare në vitin1959. Kujtim Spahivogli u lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjesët “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit", "Në tufan", "Shtëpia në bulevard", “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve”, i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë, ishte edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Kujtim Spahivolgi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese. Pas vdekjes, në vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.