BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Teatri i Durrësit, shtatori në sezonin i ri artistik me shfaqje të ndryshme

Teatri i Durrësit, shtatori në sezonin i ri artistik me shfaqje

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka publikuar shfaqjet për këtë sezon, që ka nisur. Teatri shprehet se pas një vere të ngjeshur me shfaqje teatrale dhe aktivitete të ndryshme, sezoni artistik i vjeshtës nis akoma më vrullshëm. Në kalendarin artistik që ka publikuar teatri për muajin shtator janë vepra të ndryshme teatrore. Marrin pjesë jo vetëm shfaqje nga trupa të tjera por dhe prodhimet që janë të vetë teatrit. Në shfaqjet e muajit shtator përmendim “Revizori” apo dhe “Ferma e kafshëve”, vepra që janë mirëpritur nga publiku. Pjesë e sezonit dhe komedia “Boeing Boeing” mjaft e vlerësuar deri tani. Nuk mungojnë këtë sezon dhe veprimtari të tjera artistike apo dhe koncerte. Veprat teatrore që janë pjesë e këtij sezoni bëjnë bashkë aktorë të njohur, por dhe emra të rinj. Regjisorja Driada Dervishi hapi sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, me një variant mbi komedinë satirike "Ferma e kafshëve" të shkrimtarit George Orwell, por do të jetë  për publikun në Durrës në dy fundjava. Pas pjesëmarrjes në festivalin mbarëkombëtar të komedisë “KoKoFest”, “Ferma e kafshëve” udhëton drejt qytetit të Durrësit, ku do të shfaqet në amfiteatrin e Durrësit, datë 17, 18, 19, dhe 24, 25 dhe 26 shtator. Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzet, “Ferma e kafshëve” na shpie në botën politike të pas revolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë. Në këtë kryevepër të autorit George Orwell janë Bojken Lako, Neritan Liçaj, Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Doriana Çaushi, Xhuliano Brisku, Urim Aliaj. Përktheu Sokol Çunga, muzika dhe efektet Bojken Lako e Mia Lako. Skenograf Ergys Krisiko, kostumografia nga Berina Kokona dhe koreografia nga Robert Nuha. "Ferma e kafshëve" është vepra që i dha famë botërore autorit të saj, edhe pse fillimisht hasi pengesa në botimin e saj.