Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teatri i Gjirokastrës që nga 1973 pa rikonstruksion, artistët në pritje të Ministrisë së Kulturës

Postuar: 23/07/2019 - 07:30

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në pritje të një rikonstruksionit, por kushtet me të cilat përballen artistët në punën e tyre lënë për të dëshiruar. Një nga institucionet e rëndësishme të kulturës në vend për të cilin deri tani vetëm është premtuar, por ende nuk ka nisur një projekt për rikonstruksionin e plotë të tij. Përballë punës së madhe që bëjnë artistët, sot teatri është në një gjendje të mjeruar. Prej vitesh pa ndërhyrje janë të shumta problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin artistik, por dhe spektatori gjen një sallë pa kushte për shfaqjet. Për drejtorin e teatrit Kudret Alikaj një rikonstruksion i plotë i këtij institucioni duhet patjetër me ndihmën e Ministrisë së Kulturës. “Teatri i Gjirokastrës ka pasur këtë sezon artistik tre premiera për të rritur dhe dy për fëmijë, dhe nuk janë pak me kushtet që jemi sot. Në 1973 ka filluar punë, dhe që nga ai vit e deri më sot teatri “Zihni Sako” nuk është rikonstruktuar asnjëherë. Është i vetmi teatër në vend, që nuk është rikonstruktuar”, shprehet drejtori Alikaj në një reagim të tij. Duke folur për gjendjen që është sot në këtë institucion, ku salla e teatrit përdoret dhe për aktivitete të tjera, drejtori Alikaj tregon se sistemi i ngrohjes pas viteve 90 doli jashtë funksionit dhe që nga ajo kohë asgjë nuk është rregulluar. “Provat i bëjmë në studio dhe aty në dimër ngrohemi me mjete rrethanore. Problemi është, që doli jashtë funksionit sistemi i ngrohjes pas viteve ’90, sepse linja këtu ka qenë me qymyr guri. Sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes është kryesori dhe ne kemi problem sepse na pengon, ne nuk nxjerrim dot shfaqje në kulmin e sezonit artistik. Sistemi, që nuk punon na shkurton kohën e sezonit, sepse në temperatura shumë të ulëta nuk të vjen njeri. Në dimër është shumë ftohtë dhe në verë shumë nxehtë, sepse mungon kondicionin i ajrit, por dhe karriget duhet ti zëvendësojmë, etj. Ministrisë së Kulturës ne i kërkojmë vetëm rikonstruksionin e godinës”, shton më tej Alikaj në reagimin e tij.

Premtimet për teatrin

Drejtori i teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër tregon se një projekt për rikonstruksionin e këtij institucioni kulturor është dorëzuar dhe në Ministri të Kulturës, por pritet financimi. Ai shprehet se dhe ministrja e Kulturës është shprehur se do të ndihmojë për rikonstruksionin e teatrit në Gjirokastër. “Ky projekt është bërë në mënyrë shtetërore dhe jo në mënyrë private. Është depozituar në Bashkinë e Gjirokastrës dhe në Ministri të Kulturës dhe pritet vetëm financimi i tij. Por në të gjitha rastet na është thënë, që do të bëjmë ç’është e mundur. Privatisht edhe tani ministrja e Kulturës ka ardhur te ne në teatër për të ndihmuar, dhe ka shprehur se nga ministria kanë marrë përsipër që do ta rregullojnë. Na është premtuar që do të financohet dhe ne jemi në pritje”, pohon më tej drejtori Alikaj. Sipas tij, duke parë që lëvizja artistike në Gjirokastër ka një gjallëri të dukshme do të ishte shumë mirë që dhe spektatorëve ti plotësoheshin konditat e nevojshme për të parë një shfaqje teatri. “Kjo gjendje nuk na pengon vetëm për teatrin. Por është vetmja sallë në Gjirokastër, që mund të vihen dhe shfaqje të tjera në kohë dhe momente të ndryshme kur të jetë e lirë. Është një oaz i mirë për Gjirokastrën, që njerëzit në pikun e sezonit në dimër të kenë mundësi, ku të kalojnë kohën e lirë”, vijon Alikaj, duke pohuar se teatri i Gjirokastrës është një investim serioz dhe nuk bëhet pa ndihmën e shtetit. Në reagimin e tij drejtori i teatrit shprehet se është rritur numri i shfaqjeve. “Ne kemi rritur numrin shfaqjeve, por dhe numrin e të ardhurave në teatër. Shfaqjet ne i kemi në repertor, që do të jepen sërish në shtator dhe në muajin tetor ne kemi festivalin e dytë kombëtar në teatër. Vjet pati një numër rekord shikuesish”, përfundon ai. Gjatë këtij sezoni artistik në teatrin “Zihni Sako” mbi 50 net kanë qenë shfaqje teatri.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:15

Shfaqja teatrore "Zogu i Zi” këtë mbrëmje vjen për publikun në skenë tek “ArTurbina”.

Postuar: 08/12/2019 - 08:14

Piktori i njohur Agim Sulaj këtë muaj të fundit të vitit vjen për publikun me ekspozitën personal

Postuar: 08/12/2019 - 08:12

Tërmeti solli dhe dëmtime në disa prej monumenteve të kulturës në vend.

Postuar: 07/12/2019 - 07:35

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula së bashku me të tjerë artistë ngjiten të dielën në skenë,

Postuar: 07/12/2019 - 07:34

“Kopshti i qershive”, një nga veprat më të njohura shkruar nga Anton Çehov këtë mbrëm

Postuar: 07/12/2019 - 07:32

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë, në kuadër

Postuar: 07/12/2019 - 07:30

Ministria e Kulturës nuk ka pasur në vëmendje sa duhet jetën artistike në vend.