BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Kultura

Teatri i Korçës me komedinë “Nata e dymbëdhjetë” në Athinë

Teatri i Korçës me komedinë “Nata e

Trupa e aktorëve e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë me komedinë “Nata e dymbëdhjetë” të Shekspirit do të jetë tre net në teatrin "Neos Akadimos" në Athinë, Greqi. Vepër nga William Shakespeare që e sjell skenë regjisori Dhimitris Milonas. Kryevepra e Shekspirit me regji nga Milons shënoi disa muaj më parë premierën në qytetin e Korçës, por u shfaq dhe në festivalin “KokoFest”. “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit do të shfaqet në Athinë në datat 29 dhe 30 shtator, si dhe 1 tetor në mbrëmje. Kjo komedi, e cilësuar si nga veprat më të mira të Shekspirit, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Iliri sjell në role një kast aktorësh të njohur dhe të rinj. Në rolet e veprës janë Luiza Xhuvani, Guri Koço, Gent Hazizi, Zamira Kita, Dasara Xhangolli, Kristian Koroveshi, Paola Kodra, Xhuliano Brisku, Silvio Giskova, Juxhin Plovishi, Franc Bregu, Ergis Dervishi, Marius Hajdaraj, Gabriela Ahmeti, Roxhers Nexhipi, Dhionis Vitollari, Fludea Harizi. Skenografia Beqo Nanaj, koreografia Gjergj Prevazi, kostumografia Olta Bello dhe muzika Fatos Qerimaj. Vepra është përkthyer nga Vedat Kokona. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558- 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njëjtin sukses madje pasurohen me elemente të reja.