
Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Teatri i Kukullave, Margariti: Projekti i ndërhyrjes për rikonstruksionin është gati

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Dhjetor 2020

Teatri i Kukullave pritet që ti nënshtrohet rikonstruksionit. Godina e teatrit pësoi dëmtime gjatë tërmetit të nëntorit të vitit 2019, por ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se projekti i ndërhyrjes është gati. “Shumëkush e njeh si Teatri i Kukullave, por në të vërtetë ajo godinë ruan shumë histori. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme edhe në këtë godinë monumentale. Tashmë projekti i ndërhyrjes është gati, për rikonstruksionin e çatisë, muraturës, ruajtjen e elementëve origjinalë. Puna vazhdon”, shprehet ministrja Elva Margarit në një status të saj në Facebook, ku ka publikuar dhe një video që tregon godinën e teatrit. Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri Kombëtar për Fëmijë (TKF) ose siç quhet ndryshe Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar. Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë. Sot këtu është vendosur Teatri i Kukullave. Në shfaqjet e Teatrit të Kukullave përdoren kukulla me tela, kukulla marionete, maska, teatro hijesh e pantomime si dhe shfaqje me aktorë. Teatri i Kukullave, duke qenë i vetmi teatër profesionist për fëmijë është njëkohësisht e vetmja shkollë edhe për teatrot e tjera të vendit. Ky teatër me shfaqjet e tij ka marrë pjesë në shumë festivale Evropiane dhe Ballkanike. Teatri i Kukullave më 6 dhjetor të këtij viti festoi 70 -vjetorin. Krijuar si trupë profesioniste në vitin 1950, ndër dekada regjisorë dhe aktorë të ndryshëm kanë sjellë shfaqje teatrore. Portretet e artistëve si Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Xhavit Sallaku, Lorenc Pepa, Mirketa Çobani, Zef Kurti, Melpomeni Çobani, Eva Pëllumbi, Marilda Furxhi, Bakie Baboçi, Shegushe Babeti, etj, janë të njohur për të gjithë ata që kanë ndjekur jetën artistike të këtij institucioni. Personazhi i Ujkut, Pinoku, Trimi, Gjergj Elez Alia, Kokëkashta, etj, janë në kujtimet e të gjithë atyre që i kanë duartrokitur shfaqjet në sallë. Edhe pse në një moment të vështirë për shkak të pandemisë u ekspozua historia e teatrit me anë të kostumeve të vjetra dhe kukullave të dashura, të cilat të kujtojnë kontributin e atyre që e themeluan.
Më të lexuarat


Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje

TOB: “Carmen” në 2018, shfaqja me shitjen më të madhe të biletave në 10 vite

Vepra “Udhëtim i gjatë drejt natës”, në aktivitetin online të Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së shtunës

Margariti: Falë projektit të ndriçimit, Kalaja e Argjirosë si kurrë më parë

Artistët: Ministria e Kulturës vëmendje te arti cilësor jo ai amator, të vlerësojë projektet që janë në politikat e saj

Shtëpia e piktorit Sali Shijaku, pas tërmetit të 2019 në proces restaurimi

Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” premierë e vitit 1963, së shpejti e botuar

Margariti: Muzeu “Marubi” falë vizonit të qeverisë shqiptare u shndërrua në modern
