BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x

Kultura

Teatri i Kukullave, Margariti: Shpejt nis puna për restaurimin

Teatri i Kukullave, Margariti: Shpejt nis puna për restaurimin

Teatri i Kukulla do të restaurohet si pjesë e programit EU4Culture Albania. Ministrja e Kulturës Elva Margariti një ditë më parë shprehej për restaurimin. “Shumë shpejt nis puna për restaurimin e godinës historike të Teatrit të Kukullave, si pjesë e programit EU4Culture Albania dhe zbatuar nga UNOPS”, shkruante Margariti në një status të saj. Godina e teatrit pësoi dëmtime gjatë tërmetit të nëntorit të vitit 2019, por ministrja e Kulturës Elva Margariti në dhjetor të 2020 shprehej se projekti i ndërhyrjes është gati. Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri Kombëtar për Fëmijë (TKF) ose siç quhet ndryshe Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar. Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë. Sot këtu është vendosur Teatri i Kukullave. Në shfaqjet e Teatrit të Kukullave përdoren kukulla me tela, kukulla marionete, maska, teatro hijesh e pantomime si dhe shfaqje me aktorë. Teatri i Kukullave, duke qenë i vetmi teatër profesionist për fëmijë është njëkohësisht e vetmja shkollë edhe për teatrot e tjera të vendit. Ky teatër me shfaqjet e tij ka marrë pjesë në shumë festivale Evropiane dhe Ballkanike. Teatri i Kukullave më 6 dhjetor të 2020 festoi 70 -vjetorin. Krijuar si trupë profesioniste në vitin 1950, ndër dekada regjisorë dhe aktorë të ndryshëm kanë sjellë shfaqje teatrore. Portretet e artistëve si Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Xhavit Sallaku, Lorenc Pepa, Mirketa Çobani, Zef Kurti, Melpomeni Çobani, Eva Pëllumbi, Marilda Furxhi, Bakie Baboçi, Shegushe Babeti, etj, janë të njohur për të gjithë ata që kanë ndjekur jetën artistike të këtij institucioni.