BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Kultura

 Teatri i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”

 Teatri i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me ciklin e

“Artistët e së Ardhmes” titullohet cikli i koncerteve, që do të sjellë artistë të njohur lirikë me interpretimet e tyre. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor nis sezonin artistik të vitit 2021 me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”. “Artistët e së Ardhmes” është i pari i ciklit të koncerteve, të cilat do të promovojnë artistët e rinj të angazhuar dhe trajnuar vitet e fundit, që kanë shkëlqyer në kryerolet e premierave të Teatrit të Operës dhe Baletit, si edhe strafet teknike, ndriçimit dhe skenës. Në vitin 2016,  për herë të parë Teatri i Operës dhe Baletit prezanton një platformë e dedikuar artistëve të rinj. Gjatë katër viteve të fundit sipas Teatrit të Operës dhe Baletit janë 692 artistë të angazhuar në produksionet, 102 artistë të rinj janë punësuar, 227 kaste të reja të cilët kanë realizuar 858 pjesë repertori të ri. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se në çdo kast të shfaqjeve, minimumi 3 artistë të rinj. Në njoftimin për shtyp të institucionet, mes të tjerave thuhet se në prezantimin e realizimit të kësaj platforme, drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP, znj.Zana Çela theksoi se janë të dhëna që dëshmojnë për një punë të palodhur që është bërë me këta artistë të rinj. "Këto të dhëna dëshmojnë punën e palodhur të stafit tonë artistik dhe skenik, i cili i ka mësuar e trajnuar secilin prej tyre individualisht duke vendosur në dispozicion jo vetëm kohën dhe energjitë e tyre pozitive, por gjithashtu të gjithë infrastrukturën artistike e teknike të TKOBAP me qëllim maksimizimin e përfitimit të tyre nga këto eksperienca unike”, shprehet drejtoresha Zana Çela për punën, që është bërë në këtë institucion nga stafet dhe artistët.

Programi muzikor

“Artistët e së Ardhmes” është një koncert vokal e instrumental,që sipas institucionit do të jetë më datë 22 dhe 23 janar, në orën 18:00. Koncerti vjen online në Facebook dhe YouTube të TKOB. Teatri shkruan se nën petkun e personazheve të cilëve ju dhanë zë dhe jetë, e po ato i kthyen në artistët e skenës, sërish kryerolet  i bëjnë bashkë. “Fshihen pas shkëlqimit të "Artistëve të së Ardhmes" edhe ata të cilët nuk dalin kurrë në skenë, por janë në çdo sinjal drite, çdo detaj skenografie, çdo qëndisje a qepje kostumi, në çdo detaj estetik”, shprehet në një status teatri. Pjesë e tij janë solistë lirikë: Ivana Hoxha (mezzosoprano), Denis Skura (tenor), Nina Muho (soprano), Renisa Laçka (soprano) Bledar Domi (bass), Xhieldo Hyseni (bass). Solistë Instrumentistë: Gerd Cinxo (violinë), Ejona Nako (violonçel), Evjord Ngjeliu (klarinetë, pianistë: Herta Cane, Igli Rapaj. Në program të koncertit janë autorë të njohur botërorë. Në koncert vjen përmban Giacomo Puccini me Che gelida manina dhe Mi chiamano Mimi. Kompozitori Astor Piazzolla me Oblivion, Giuseppe Verdi me Sempre Libera, si dhe Di due figli vivea padre beato dhe Stride la vampa. Programi vijon më tej me Le Grand Tango nga Astor Piazzolla  dhe Giacomo Puccini me Veçhia rimarra. Nga Pablo de Sarasate vjen Zingaresca dhe nga GiuseppeVerdi  është në vijim Infelice! E tuo credevi. Në programin muzikor janë dhe Isaac Albeniz me Tango no. 2, op. 165 dhe Franz Liszt me Consolation no. 3, Georges Bizet me Habanera dhe nga Verdi -La donna e mobile. Teatri i Operës dhe Baletit ashtu si dhe të tjerë institucione të artit gjatë kësaj kohe po vazhdon me aktivitetin artistik online me artistët. Koncertet transmetohen online në rrjete sociale apo dhe xhirohen për tu shfaqur më pas për artdashësit.