BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Kultura

Teatri i Operës dhe Baletit sezon artistik online, me opera, balet dhe koncerte

Teatri i Operës dhe Baletit sezon artistik online, me opera, balet dhe

Teatri i Operës dhe Baletit do të nisë sezonin artistik online. Institucioni shprehet se do të jetë një sezon artistik online, me një program që përmban opera, koncerte, balet, etj. Teatri i Operës dhe Baletit ashtu si dhe të tjerë institucione për shkak të gjendjes në vend me koronavirusin pezulloi aktivitetin artistik për publikun në skenë. Por tashmë institucioni bën me dije se do të nisë sezonin online, për të cilin artistët po zhvillojnë provat në shtëpitë e tyre për të përcjellë programin muzikor. “Sezon artistik online ndiq “Opera me pizhama”, prej datës 11 prill, opera, balet, koncerte, performanca-soul”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ( TKOBAP). Sopranoja e njohur Eva Golemi nga zërat e vlerësuar të skenës operistike shprehet se kjo që po ndërmerr Teatri i Operës dhe Baletit është një gjë shumë e mirë. Sipas sopranos Golemi, në kohët që kalojmë kjo i shërben jo vetëm artistëve, por edhe publikut që do të gjejë diçka argëtuese e përcjellë nga artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit. “Për mua kjo është një gjë shumë e mirë, që Teatri i Operës dhe Baletit do të bëjë me sezonin artistik online. Edhe për mua si soprano kjo gjë shërben shumë, sepse e para edhe publikut gjatë kësaj kohe stresi ti japim diçka që të jetë argëtuese, diçka të bukur, atë që ai ka ndjekur gjithmonë”, tregon sopranoja Golemi, që gjatë kësaj kohe po punon ashtu si dhe të tjerë artistë nga shtëpia. Me rëndësi sipas sopranos është dhe fakti, që artistët punojnë për zërin e tyre, duke i ndihmuar për aktivitetin artistik. “Kjo që po bën institucioni na mban edhe ne si artistë të operës në punë, ndihmon sepse ne jemi si sportistët që ta lësh një ditë të lë dhjetë ditë. Ndaj duhet mbajtur çdo gjë nën kontroll edhe diafragma dhe zëri”, pohon mes të tjerave sopranoja Eva Golemi.

Puna për programin artistik

Një program muzikor, që do të jetë online për publikun nga faqja e TOB në Facebook, me opera, balete dhe koncerte, ku sopranoja Eva Golemi tregon se po punon për arien e njohur “Visi d’arte” nga opera “Toska” të kompozitorit Xhakomo Puçini. Sopranoja pohon se gjithçka po regjistrohet, ku merr pjesë dhe një dirigjent italian. “Unë po punoj me arien “Vissi d’arte” nga opera “Toska” për ta incizuar, që do të jepet online në Facebook të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku do të jem e shoqëruar nga një dirigjent italian, që do ta shpjegojë këtë opera, por do të ketë dhe të tjera. Pra për mua si soprano kjo është më frytdhënëse se sa të rrish kot në shtëpi”, thotë sopranoja Eva Golemi për punën, që po bëhet për sezonin artistik online. Të punosh nga shtë pia për të qenë pranë publikut, jo vetëm për të përcjellë mesazhe sensibilizuese, por dhe duke prezantuar krijimtarinë për artistët merr shumë rëndësi këto kohë. Sopranoja Eva Golemi thotë se edhe të tjerë artistë të TOB i janë përkushtuar kësaj pune. “Çdo gjë ne do ta bëjmë nga shtëpia, pra do të jemi me regjistrim nga shtëpia. Pianisti e regjistron në shtëpinë e tij materialin, unë jam në shtëpinë time po punoj, të tjerë artistë po ashtu dhe jepet materiali pasi është regjistruar. Është punë, që bëhet këto ditë nga shtëpia dhe është një praktikë, që funksion. Do të jenë filmime përmes celularit dhe do të shfaqen online”, pohon sopranoja Eva Golemi nga zërat e vlerësuar të operës jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Opera që ishte lajmëruar më parë nga TOB, por nuk arriti për në skenë këtë sezon për shkak të situatës ishte “La Boheme”.